Prej gushtit, FMN-ja pa përfaqësues rezident në Maqedoni

­ Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) nga gjysma e dytë e gushtit të vitit 2016, pas skadimit të mandatit të përfaqësuesit aktual Patrik Giton, më nuk do të emërojë përfaqësues rezident në Maqedoni.

“Zyra lokale e FMN­-së në Shkup megjithatë do të mbetet dhe do të sigurojë prani të fuqishme dhe komunikim mes FMN-­së dhe shtetit. Gjatë sjelljes së këtij vendimi, FMN­-ja kishte parasysh se prania e fuqishme në terren është më pak e nevojshme në mungesë të programit të FMN-­së në Maqedoni”, njofton Giton në deklaratën me shkrim, të dorëzuar sot deri te mediat.

Në të ardhmen, siç potencoi Giton, FMN-­ja do ta ruajë misionin thelbësor që t’i vëzhgojë ngjarjet makro­ekonomike dhe politike, dhe të sigurojë përkrahje teknike.

“Ekipi i FMN­-së do të vazhdojë me vizitat e rregullta në Shkup dhe bisedat me autoritetet dhe përfaqësuesit e sektorit qytetar”, njofton Giton në deklaratë. sa

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button