Komiteti i Helsinkit: “Fukaranë” nuk e mbron as avokati

Sipas analizës së Komitetit të Helsinkit, avokatët më së shumti ankohen se nuk janë të informuar për dëshmitë dhe nuk kanë qasje deri tek shkresat deri në fund të hetimit të prokurorisë, raporton TV21.

Të dhënat alarmuese tregojnë se 70 % e proceseve gjyqësore të cilat janë me procedurë të përshpejtuar, procesohen pa qenë detajisht i informuar avokati për rastin.

Për këtë arsye është paraparë një projekt i cili do të forcon palën e mbrojtës, posaçërisht tek mbrojtja “ex-officio” apo me detyrë, i cili opsion shfrytëzohet atëherë kur në procedurën penale i akuzuari nuk mund të paguajë vet avokat.

Projekti  është i mbështetur nga USAID dhe oda e avokatëve në rajon me qëllim që të forcohet mbrojtja ex officio, thotë Elizabeta Givens avokate dhe përfaqësuese e odës së avokatëve të Amerikës.

“Para 3 vjetëve ‘ex officio’ mbrojtja ishte identifikuar si vërejta kryesore ne rajon. Ky projekt ka për qëllim që të forcon mbrojtjen, posaçërisht të avokatëve të cilët emërohen  në raste kur i akuzuari nuk mund të sigurojë mbrojtje vet. Jemi këtu me Komitetin e Helsinkit i cili është partneri kryesorë për te prezantuar këtë raport dhe sugjerim ku bashkohen shoqëria civile dhe avokatët, që të zgjidhin një problem të përbashkët, siç është furnizimi i avokatëve-që kryen detyrën e tyre ex oficio-me dëshmi dhe gjithçka që ata kanë nevojë për mbrojtje adekuate”, u shpreh Elizabeta Givensë, avokate dhe përfaqësuese e odës së avokatëve të Amerikës.

Voilslav Stojanovski këshilltar juridik në Komitetin e Helsinkit, theksoi se në kuadër të projektit u drejtuan tek të gjitha gjykatat themelore të Maqedonisë.

Në 25 prej tyre, ku kanë trokitur, ata thonë se i kanë informuar detajisht për përfaqësimin e avokatëve ex offcio, në sferën e drejtës penale.

“Ekzistojnë 4 lloje të emërimit të avokatëve ex officio, I pari është ose oda e avokatëve ose ndonjë bashkësi e avokatëve që ka dorëzuar listë të gjykatat dhe gjykata thirret ne atë listë.  , Dhe e dyta është se ato vetë gjykatat kanë bërë listë të avokatëve dhe e treta se kërkojnë nga rrethi ku kanë listë të avokatëve prej aty e emërojnë dhe e katërta gjykatësit në marrëveshje me gojë i thërrasin që avokatët. Ka pasur raste ku vetëm një avokat ka punuar në 26 raste që ka përfaqësuar ex offico”, tha Voilslav Stojanovski, këshilltar juridik në Komitetin e Helsinkit.

Përndryshe ka dy raste kur avokatët angazhohen ex officio kur është mbrojte e patjetërsueshme ose kur i akuzuari është i varfër dhe nuk mund ti lejoj vetës avokat.

Nga numrin prej 970 avokatëve, 640 prej tyre kanë punuar ex officio, dhe janë angazhuar në vitin 2015 aty ku ka qenë mbrojte e patjetërsueshme.

Mirëpo asnjëri prej tyre gjatë vitit të kaluar, nuk ka kryer shërbime “ex officio” për ndonjë të pandehur të varfër, i cili nuk kishte para për ta paguar mbrojtjen që do vet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button