Nata e KADRIT, vlera, dobitë dhe rëndësia e saj

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë Natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Nata e Kadrit

Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. E ctë bëri ty të dijsh se c’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqë deri në agim të mëngjesit ´´ (El-Kadr, 1-5).

Sot është nata e Kadrit dhe sipas Fese islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas predikuesve fetar agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xh.sh në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën. Mjafton si nderim për këtë natë dhe fakti se Allahu xh.sh ia ka kushtuar një kaptinë të plotë me këtë emër në Kur’an, që quhet Suretul Kadr.

Zoti Fuqiplotë i zbriti Muhammedit a.s Ajetet e para të Kur’anit famëlartë derisa ai qëndronte në shpellën Hira e cila ishte e vendosur në periferi të Mekës së bekuar.

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Porosia e këtyre Ajeteve të Kur’anit famëlartë i ishte drejtuar Muhamedit a.s, mirëpo kjo porosi ishte universale dhe kishte të bëjë me banorët e Mekes si dhe mbarë njerëzimin, ngase jorastësisht Allahu xh.sh, Muhamedin a.s e dërgoi si mëshirë për tërë njerëzimin.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përdirshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshte me një periudhë jetësore në këtë botë.

Në këtë natë të madhrishme me urdhërin e Zotit xh.sh zbresin Engjujt dhe Xhibrili me lutje në mesin e besimtarëve për të parë gjendjen dhe situatën e tyre, andaj kjo natë paraqet paqe, shpëtim dhe rehati deri në agimin e mëngjesit.

Pse quhet “Nata e Kadrit” ?

Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Poashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nderë të veçantë.

Kuptim tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasiqë në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjujve që zbresin në këtë natë”. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vjues.

Cka ndodhë në këtë natë?

Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vjues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vitë e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.

Si duhet kaluar muslimanët Natën e Kadrit?

Duke patur parasysh se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit e në veçanti në pjesën e fundit e cila kurorëzohet me faljen dhe shpëtimin e besimtarëve nga zjarri i xhehennemit, në këtë natë më tepër duhet të jemi të përkushtuar  në lutje, teube dhe istigfar, sa më tepër të përmendim Zotin me dhikër, të dërgojmë salavat Muhammedit a.s, të ndihmojmë familjen, të varfërit dhe nevojtarët me sadaka, të ruajmë gjymtyrët tona nga mëkatet dhe veprat e liga, të lexojmë Kur’an dhe të falemi sa më shumë me xhemat nëpër xhami, si dhe të falim namaz të natës sa më tepër nëpër shtëpitë tona.

Muhammedi a,s me një Hadith totë:

مَنْ قَامَ لَيْلَةَ الْقَدْرِ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِه

Kush qëndron (duke u falur) Natën e Kadrit, me besim dhe në pritje të (shpërblimit të Zotit), i falen çfarë kanë kaluar nga mëkatet e tij.

Prandaj, duke patur parasysh këto pika të rëndësishme të cilat i theksuam në këtë përshkrim të shkurtër, lusim Allahun xh.sh që në mesin e besimtarëve të sjell fitore, progres dhe mirësi, paqe dhe qetësi, falje dhe mëshirë, forcë dhe vetëdije për të luftuar çdo dukuri devijante, si dhe  fat, begati dhe jetë të lumtur në mesin e shoqërisë tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button