Vazhdojnë aktivitetet e Ramazanit të “El Hilal-it”
Ashtu siç ishte e paralajmëruar, “El Hilal”-i këto ditë shpërndau kontingjentin e katërt të ndihmave të Ramazanit.
Ndihma përbëhet prej artikujve ushqimorë. Bëhet fjalë për ndihmë për gjithsej 475 familje në Maqedoni, të cilat si nevojtarë janë të evidentuar në listat e degëve. Këto ndihma të siguruara nga projekti i IHH Holandë u shpërndanë në degët në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Veles, Berovë dhe Kratovë.
Për të qenë pjesë e realizimit të projektit, në Maqedoni qëndroi edhe përfaqësuesi i kësaj organizate, Ismet Naj.