Pyetjet e deputetëve: Ja si i përgjigjet zv/ministri i Arsimit Spirovski deputetes Aliti

Deputetja e BDI-së Nora Aliti në seancën e sotme kuvendore ku ishin në rend dite pyetjet e deputetëve ka parashtruar tre pyetje, raporton Portalb.

Pyetjen e parë ia ka parashtruar Ministrit të Shkencës dhe Arsimit Pishtar Lutfiu, në lidhje me punën e Universitetit “Nëna Terezë”, deri kur pritet të ndërtohet objekti i institucionit në fjalë. Në mungesë të ministrit Lutfiu pyetjes i është përgjigjur zëvendësi i tij Spiro Ristovski.

“Fillimi i punës është prioritet i Qeverisë. Para së gjithash sepse do të edukojë kuadro të fushës teknologjike që është në interes të vendit. Kompetentët janë duke e kryer punën e tyre. Qeveria dhe Ministria e Shkencës dhe Arsimit tërësisht janë përfshirë me përkushtim në këtë punë. Do të ketë edhe profesor me renome nga jashtë. Universiteti do të ketë rol të veçantë në rritjen e nivelit të arsimit të lartë. Do të vazhdojmë me intensitet më të madh edhe gjatë verës”, u përgjigj Ristovski.

Deputetja Aliti vlerësoi përgjigjen e zëvendës ministrit, edhe pse, siç tha ajo, zv/ministri nuk dha ndonjë garancë përskaj shpresës që potencoi. Ajo kërkoi nga ministria që opinionit t’i jepen sqarime shtesë për këtë çështje.

Për pyetjen ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme për emërimin e ambasadorëve shqiptarë në vendet e lira, nga Ministria do t’i përgjigjen me shkrim.

Përgjigje me shkrim deputetja Nora Aliti do të merr edhe nga Sekretariati për Marrëveshjen e Ohrit, për pyetjen se çfarë do të behet me analizën e Marrëveshjes së Ohrit dhe cila është ardhmëria e analizës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button