Grupi Beatles ka një video të re

Edhe pse kanë kaluar dhjetëvjeçarë tashmë që kur Beatles për herë të fundit kanë bërë muzkë bashkë, trashëgimia e tyre vazhdon nëpërmjet këngëve, por edhe tributeve që artistë të tjerë u kushtojnë. Cirque du Soleil dhe Apple Corps Ltd. kanë bashkuar forcat për të bërë këtë të fundit duke publikuar një videoklip për baladën e njohur të grupit, “Wile My Guitar Gently Weeps.”

Videoja, që gjendet në faqen zyrtare të Beatles, është një rikrijim artistik i performancave të  shfaqjes Love, krijuar me muzikën e  Beatles-ave  në Cirque du Soleil në Las Vegas, teatër që dje, kur është lançuar videoja festonte 10-vjetorin e tij. Numri artistik, i titulluar me qëllim “Gently Ëeeps”, përfshin kërcimin estetik të trupës së famshme të Montrealit dhe performancën akrobatike eklektike, grafikat janë krijuar nga Dandypunk, që është gjithashtu regjisori i videos dhe piruetat nga performuesja Eira Glover.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button