Sulmuesit në Aeroportin e Stambollit ishin nga këto tre shtete

Tre sulmuesit që kryen sulmin vetëvrasës në aeroportin Ataturk të Stambollit ishin shtetas të huaj, tha të enjten një burim i prokurorisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmuesit, të cilët të martën hapën zjarr në aeroportin para se të shpërthenin eksplozivët, duke vrarë 43 persona, janë identifikuar si shtetasi rus nga Dagestani, një shtetas i Uzbekistanit dhe një tjetër nga Kirgistani.

Burimi i cili është në rrjedha me hetimin, prononcimin e bëri në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për deklarata për mediat.

“Në mesin e të vrarëve 19 janë shtetas të huaj”, deklaroi ministri i Brendshëm Efkan Ala.

Më herët zyra e guvernatorit të Stambollit tha se janë arrestuar 13 të dyshuar në lidhje me sulmin, katër prej tyre të huaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button