Paralajmërimi i Berishës: Do ju vijnë mesazhe të hidhura!

Nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri Berisha ka paralajmëruar mazhorancën se në ditët në vijim, do ju vijnë mesazhe të hidhura, kjo me theks të veçantë në Reformën në Drejtësi.

Berisha u bëri thirrje deputetëve të mazhorancës që të pranojnë kërkesën e opozitës për nenin 88 sipas Venecias, në mënyrë që Reforma në Drejtësi të miratohet me konsensusin e të gjitha palëve politike.

Në të kundërt, u shpreh ai, ndërkombëtarët së shpejti do të jenë më të ashpër me mazhorancën, duke pasur parasysh këtu deklaratat e djeshme të zyrtarit gjerman që ndodhej në Tiranë dhe shkrimit të sotëm të ‘Washingtone Times’ që “kryqëzon” kryeministrin Edi Rama.

“Mesazhet e para kanë filluar t’iu vijnë. Këtu do jemi, do jenë shumë herë më të hidhura mesazhet që do merrni në kohën që vjen. Shumë shpejt do të dëgjoni atë që shkruhet për Albatrosin (i referohet Edi Ramës sipas shkrimit të Washingtone Times), zogu fatal i Shqipërisë, shpendi fatal.

Po i the vetes Pandeli Pandeli, s’mund t’ia mohosh opozitës kurrë nenin 88. Nëse e bëni, kostoja do jetë mbi ju, shqiptarët do ju ndëshkojnë”, tha ndër të tjera Berisha, transmeton Albeu.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button