Opozita shqiptare e dobët dhe e paorganizuar nuk premton zgjidhje për shqiptarët

Protestat në thelb janë shprehje e revoltit dhe e pakënaqësisë, dhe si të tilla shpeshherë tejkalojnë limitet e sjelljes së pranueshme njerëzore. Eskalimet janë pjesë e secilës lëvizjeje masovike popullore dhe duke u nisur nga kjo, janë normale. Megjithatë ky normalitet nuk amniston nga përgjegjësia. Përgjegjësia për eskalimin e protestave është e ndarë dhe bie sa mbi organizatorët e protestave, aq edhe mbi organet shtetërore që duhet të ruajnë rendin dhe profesionalizmin.

Protestat janë forma më demokratike e shprehjes së një pakënaqësie sociale, ekonomike dhe politike dhe si të tilla I përkrah. Megjithatë kërkesat që kanë marrë formën e një manifesti politik të Revolucionit të Larrmë janë të pamjaftueshme, sepse anashkalojnë revolucionin e vërtetë që duhet të jetë katalizator I një Maqedonie demokratike dhe progresive: revolucionin në marrëdhëniet ndëretnike shqiptaro-maqedonase.

Përsa I përket kumtesave të shpeshta dhe luftës brenda opozitare shqiptare lidhur me protestat, dhe me pyetjen ekzistenciale të tyren nëse duhet të marrin pjesë dhe me cilat predispozita dhe kondita duhet të përkrahin këtë lëvizje opozitare protestuese. Do ta kisha quajtur hipokrizi pjesëmarrjen dhe mospjesëmarrjen e tyre, sidomos mosdefinimin e arsyeve dhe qëllimeve që duan ti realizojnë si parti politike që synojnë reprezentimin e interesave shqiptare në shtet. Kërkesat e tyre janë të vonuara; do të duhej të jenë pikërisht shqiptarët motorë të lëvizjeve sociale dhe politike në shtet, të bëhen aktorët kryesorë dhe jo statistë dhe për numër. Pjesëmarrja nuk është e mjaftueshme. Faktori politik shqiptar duhet të synojë rifaktorizimin e interesave shqiptare si ta pacënueshme, të pamohueshme dhe të patjetërsueshme gjë që nuk po e bën. Kjo vjen si rezultat I mungesës së ofertës të vërtetë politike që do të kanalizonte në marrëveshje të re politike shqiptaro-maqedone ndryshimet e mëdha që mund të vijnë gjatë periudhës në vijim. Një sjellje e tillë nuk nxit optimizëm dhe shpresë në popullatë.

Mosdefinimi I tyre joshpresëdhënës është ai që cungon aspiratat e shqiptarëve për realizim brenda këtij shteti. Hipokrizia e tyre dhe sidomos mungesa e karizmës për të mbledhur rreth një kauze të drejtë dhe vizionare proshqiptare një popull shqiptar që është I urritur për lëvizje të reja, për një frymë të re politike, është në kufi me skandalozen. Si rrjedhojë e demagogjisë së thatë të opozitës, nuk jemi në gjendje të realizojmë kërkesa adekuate që do të bëheshin pjesë e këtij revolucioni dhe këtyre protestave.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button