Nga 1 korriku rregulla të reja në rrugët e Maqedonisë

Nga 1 korriku (e premte) do të fillojë të zbatohet regjimi i përkohshëm i qarkullimit në periudhën verore në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë, me të cilin ndalohet lëvizja e automjeteve të renda transportuese, masa e përgjithshme e të cilave kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditët gjatë temperaturave ekstrem të larta, kumtoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Ndalesa vlen në periudhën prej orës 17 deri në ora 22 të premten, nga ora 9 deri në 18 të shtunën dhe nga ora 9 deri në 22 të dielën. Në ditët me temperatura të larta ekstreme, të caktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalesa do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën prej orës 11:00 deri në orën 17:00.

“Kufizimi nuk ka të bëjë vetëm me automjetet, të cilat transportojnë kafshë, lule, ndihmë humanitare, grurë dhe kultura të drithërave dhe mall që prishet lehtë, naftë dhe derivate të. naftës, transport i materieve të rrezikshme dhe automjete, të cilat bëjnë transport për kompanitë të cilat kanë lidhur marrëveshje për kryerjen e projekteve të rrugëve shtetërore me NP për Rrugë shtetërore”, thuhet në kumtesën e LAMM.

Në rrugën magjistrale aksi A2: Shkup-Ohër-Shkup ndalohet lëvizja e automjeteve të rënda transportuese, masa e përgjithshme e të cilave tejkalon 7,5 tonë gjatë fundjavave edhe atë të premten nga 15 deri në ora 22, të shtunën nga ora 7 deri në 12 dhe nga ora 18 deri në ora 24 dhe të dielën prej orës 7 deri në ora 22.

Regjimi i përkohshëm për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese do të zgjat deri më 1 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button