Kocijançiq tregon për çfarë kanë biseduar Johanes Han dhe Nikolla Gruevski në Bruksel

“Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të mërkurën ka realizuar një takim ne liderin e VMRO – DPMNE-së,  Nikolla Gruevski në Bruksel, me të cilin ka biseduar për krizën në vend dhe për kthimin e saj në rrugën e integrimeve euroatlantike”, njofton zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, transmeton Portalb.

“Liderët tanimë kanë humbur shumë kohë. Më shumë se urgjente është që të kthehen në tavolinën e bisedimeve dhe ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinos. Duhet të krijon kushte për zgjedhje të besueshme, të zhvillohet sundimi i ligjit dhe nga të gjitha palët të mbështetet puna e Prokurorisë Speciale, por edhe të plotësohen reformat prioritare”, ka thënë Kocijançiq në lidhje me takimin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button