Injoranca e Tiranës dhe Prishtinës kur të tjerët na degradojnë

Nëna edhe më e shëmtuara në botë me qenë, prapë nga këndi i pikëpamjes së fëmijës ajo është më e bukura në botë. Nënën Shqipëri të gjithë armiqtë tonë na e kanë fyer dhe na e kanë përqeshur, por ne të atillë çfarë është e kemi dashur dhe vazhdojmë ta duam deri sa të jetojmë në këtë botë, sepse ajo për neve është më e bukura e planetit.

Gjenerata të tëra shkuan në amshim me mall për ta parë nënën e bashkuar me gjithë fëmijët e saj.

Ky bashkim u shpresua në fillim të viteve të ’90-ta por kjo nuk doli të ishte ashtu sepse nëna Shqipëri nga sistemi komunist doli tepër e shkatërruar, por shkatërrimin më të madh ja bënë ato që thirreshin dhe thirren në demokraci (PD-ja dhe PS-ja).

Ta lëmë anash pak nënën, dhe të merremi me historikun e vëllait të madh Kosovës. Vëllai i madh, u torturua, u masakrua dhe luftoi më në fund u kurorëzua me pavarësinë.

Sikur nga kjo pavarësi e cunguar vëllai i madh filloi ta krekos veten duke e harruar së bashku me nënën, motrën-vajzën Iliridën.

Sikurse thash edhe në hyrje të këtij artikulli Shqipëria (Tirana) dhe Kosova (Prishtina), shqiptarët e IRJM-së i kanë lënë mbas dore.

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipëris gjatë kremtimit të 28 Nëntorit në Shkup dy kryeministrat e atëhershëm z.Sali Berisha dhe z.Hashim Thaçi deklaruan kështu po citoj :

Sali Berisha – foli për Bashkimin Kombëtar duke i ftuar edhe shqiptarët e IRJM-së që ti bashkohen kësaj kauze të shenjtë që na e lanë amanet të parët tanë;

Hashim Thaçi – Kosova do të jetë gardiani i të drejtave të shqiptarëve të Maqedonisë ;

Normalisht kur je i diskriminuar dhe kur nga goja e liderëve shqiptar dëgjon kësi lloje fjalimesh normalisht që gëzohet, por duke i njohur mirë si Salën një ashtu edhe Hashën e dija se këto fjalime i merr era.

Shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë çdo ditë diskriminohen nga qeveria si në ekonomi, arsim, shëndetësi, kulturë dhe sport.

Akademia Maqedonisë arriti të botojë një enciklopedi ku fyheshin dhe degradoheshin shqiptarët. Akademit tona qoftë ajo e Tiranës qoftë ajo e Prishtinës edhe ndaj këtij skandali të qëllimtë sllavo-maqedonas qëndruan veshë-shurdhur si gjithmonë.

Në kampionatin europian në sportin e hendollit qeveria maqedonase me paratë e taksapaguesve shqiptarë, pagoi tifozët huligan sllavo-maqedonas “Komitët” e Kf Vardari vetëm e vetëm që ti fyejn shqiptarët e Maqedonisë. Qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës deklaruan se në Maqedoni duhet të frymojë Marrëveshja e Ohrit.

Kjo marrëveshje ka vdekur në vitin 2004 por qeveritë respektive aq janë të informuara për shqiptarët e të vetëquajturës Republika e Maqedonisë.

Në arsim gjendja është edhe më e rëndë, në tekstet shkollore që i përpilon Ministria e Arsimit (mjerisht ky dikasder drejtohet nga kuadri shqiptar), shqiptarët degradohet dhe urrehet në mënyrë patologjike.

Gjendja e shkollave shqiptare në krahasim me ato maqedonase është sikur nata me ditën, shkollat shqiptare ende bartin emrat e heronjve të Jugosllavisë së Titos dhe askush nuk merr iniciativën që ti ndryshojë këto emra të kalbur komunist.

Tirana – Prishtina formuan një abetare të përbashkët pse kjo nuk ndodhi me shqiptarët e IRJM-së vallë a nuk jemi ne shqiptar ?!

Në librat e Historisë, Gjeografisë, dhe Muzikës për shkollat fillore dhe ato të mesme nxënësit sllavo-maqedonas në librat e daluara me aminin e Ministrisë së Arsimit mësojnë se :

-se shqiptarët janë popull i egër ;

-shqiptarët janë grabitqar të tokave maqedonase ;

-shqiptarët janë njerëz me bishta ;

-nxënësi sllavo-maqedonas mësojnë të këndojë këngë nacionaliste maqedonase ku manifestohet urrejtja ndaj shqiptarëve ;

Ministrit respektive si ajo e Tiranës – Prishtinës nuk e qanë fare kokën për këtë provokim të radhës që e bëri ky “shtet” shqiptarëve autokton.

Në ekonomi një ashtu shqiptarët janë të shtypur, zonat e lira ekonomike prej Struge deri në Kumanovë qëllimisht janë të lëna pas dore.

Ministrit e Ekonomisë (Tiranë – Prishtinë) deri sot nuk kanë hartuar asnjë buxhet kombëtar për ti zhvilluar këto zona ekonomike.

Ministria e Kulturës së RM-së ndan miliona euro për projektet kulturore maqedonase, kurse për kulturën shqiptare nuk ndanë as një cent.

Ministrit e Kulturës (Tiranë – Prishtinë) për këto shkelje që i bëhen kulturës shqiptare në Maqedoni bilës as nuk duan të dëgjojnë, e lëre më të bëjnë ndonjë buxhet të përbashkët për kulturë.

Përpos diskriminimit në arsim, kulturë, ekonomi, sport, shëndetësi shqiptarët e Maqedonisë janë të rrezikuar edhe ne sigurinë kombëtare.

Vallë e pse kjo gjë ndodhë, në shekullin XXI shqiptarët pa argumente burgosen dhe ju shqiptohen dënime drakonike sikur të ishin në mesjetë e jo në shekullin e Globalizimit.

Tirana – Prishtina edhe këtu heshtin sepse injoranca e tyre ka arritur kulmin.

Rasti i Kumanovës – gjithë Europa u trondit nga ky rast, secili nga shtetet europiane ngriti zërin që ky problem të zbardhet sa më shpejt, Kosova – Shqipëria prapë heshtën, pyes veten a thua mos janë të përziera edhe ato në planet e errëta kundër shqiptarëve të IRJM-së ?!

Këto janë vetëm çereku i problemeve që kanë shqiptarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, probleme të cilat Tirana – Prishtina ju përgjigjen me një heshtje dhe injorancë të pa shpjegueshme.

Këtë artikull do ta përmbyll me këto dy fjalë :

  1. BASHKIMI BËN FUQINË, NDIQENI SHEMBULLIN E KOMBËTARES SHQIPTARE TË FUTBOLLIT
  2. ËSHTË KOHA TA NGRISNI ZËRIN SI TIRANA – PRISHTINA

Mevludin Sulejmani – student i Fakultetit Filozofik dega e Historisë pranë USHT-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button