Si të pastrosh mjetet e pastrimit të shtëpisë

Janë të gjitha mjetet që përdorim në betejën me pluhurin, i cili kërcënon vazhdimisht shtëpinë tonë. Duke bërë punën e tyre, edhe ato bëhen pis dhe shumë shpesh aleatët tanë të pastrimit kthehen në bartës papastërtish, të cilat po nuk u pastruan kthehen sërish atje ku i morëm.

Pra, ajo që duhet bërë shpesh është pastrimi i mjeteve që përdorim gjatë pastrimit, për t’i pasur të gatshme në çdo rast, transmeton Telegrafi. Ja si mund t’i pastroni…

Sfungjerin e enëve
Nëse keni mikrovalë, procesi që duhet të ndiqni është ky: hidhni pak ilaç enësh në sfungjer dhe lajeni mirë duke e mbajtur në ujë. Pasi ta shtrydhni vendoseni në një enë me ujë të ftohtë dhe uthull. Më pas vendosni enën ne mikrovalë për dy minuta. Kur uji të ftohet nxirrni sfungjerin, shtrydheni mirë dhe lëreni të thahet. Nëse nuk keni mikrovalë vendoseni në ujë me uthull për disa minuta dhe më pas lëreni të thahet mirë.

Makinën larëse
Bëni një larje pa rroba në 90 gradë me pak ilaç rrobash. Këtë procedurë mund ta bëni edhe me dy gota uthull dhe pak sodë gatimi, ndërsa pjesët e llastikave anësore mund t’i pastroni me një copë të lagur me uthull. Pas çdo larjeje është mirë ta lini derën e makinës larëses gjysmë të hapur në mënyrë që të ajroset dhe mos shfaqë shenja myku.

Shtupën ose leckën e dyshemesë
Shtupën ashtu si edhe copat e tjera që përdorni për pastrimin e pluhurave mund t’i lani në mainën larëse në temperaturë të lartë pa përdorimin e zbutësit. Ose vendoseni në ujë me uthull për disa minuta dhe pasi ta shpëlani lëreni në ballkon të thahet mirë.

Fshesën
Si fillim shkundeni fshesën mirë diku jashtë shtëpisë në mënyrë që të largohet i gjithë pluhuri. Nëse keni fshesë me rrymë përdoreni për të larguar çdo pluhur apo qime në brendësi të fshesës. Pas çdo përdorimi vendoseni në ujë me ilaç enësh dhe shpëlaheni mirë. Para se të lani fshesën me një copë tjetër pastroni bishtin.-
Kovën dhe lopatën e mbeturinave
Përgatisni një masë me sodë gatimi, vendoseni në brendësi të kovës dhe të lopatës dhe lëreni të veprojë për pak minuta. Kjo mënyrë largon çdo lloj ere dhe papastërtie. Në çdo rast sigurohuni që ato janë tharë mirë para se t’i vendosni në vendin e tyre.

Furçën e tualetit
Një herë në javë hidhni uthull dhe sodë në tualet dhe vendosni për disa minuta furçën. Më pas shpëlajeni duke shkarkuar ujin, këshillon revista class. Nëse përdorni produkte dezinfektuese për të larë furçën shpëlani më shumë se një herë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button