Talenti që premton..

Të shkruash për njerëzit, të synosh t’i paraqesësh e t’i prezantosh, aq më tepër kur personi që trajtoni është njeri me shumë veçori dhe i njohur tani më,, pa dyshim përbën zhanrin më të vështirë të shkrimit. Dhe jo vetëm për një individ të caktuar. Njeriu vetë është një enigmë, -sikur shprehet Alexis Carrel-, një mister. Çdo individ njerëzor, megjithë aspektet e përbashkëta që mund të ketë me njerëzit e tjerë për nga profili i tij human, është një botë e tërë më vete; kështu bëhet edhe më e qartë vështirësia e trajtimit të një njeriu si temë e një shkrimi a një skice.Edhe pse qëllimi personal i Agim Bashes është të jetë “një njeri si të gjithë njerëzit e tjerë”, edhe pse ai e trajton veten si “më të voglin” e njerëzve, çdokush e pranon se ai është një individ me veçori të shumanshme.

AGIMI njihet nga shoqëria më tepër me përmasën e lëvizjes së tij dhe ky është edhe aspekti i tij më i spikatur. Janë të shumtë faktorët që e bëjnë atë të tillë, si, shpirti i lëvizjes së tij, dinamizmi, synimi dhe rruga që kjo lëvizje ndjek. AGIMI është një fotograf dhe një hulumtues me një stil individual, pothuajse të paimitueshëm. Njëherazi ai është dhe bashkëpunëtorë në një sërë faqesh që kanë të bëjnë me promovimin e vlerave të turizmit malorë të kukësit me një audiencë aq të gjerë, sa që shumë pak vetë e kanë qasur këtë fakt.

Gjithashtu, bashkë me njohjen e mirë të prodhimit të energjisë.. solare, të ujit dhe atë të erës, jep një shembull të mirë , për shoqërinë dhe sidomos për brezin e ri, në fakt, ne si shoqatë pas marrjes së lajmit kemi lobuar, dhe ky projekt, së bashku atë të prodhimit të energjisë eletrike, permes ujit pa tuba, pa digë, pra në rrjedhje të lirë kanë joshur interesin, e dy gjigandeve, të prodhimit te rrymës eletrike në grykë të vanave,, përsa i përket, bicikletes së projektuar, dhe vëne në provë me energji solare, fabrika kryesore në shkup,(maqedoni) ka shprehur interesin për te lançuar këtë risi,, por kerkesa kryesore e 18 vjecarit është marrja e patentës për këtë risi teknologjike….. dhe së fundmi, lançimi i eskavatorit, sërish me energji të rinovueshme , ka sjell një risi, e për këtë sigurisht duhet të lëvizë nga shteti shqipëtarë,,, sepse shtigjet për këtë fundit në shqipëri nuk ekzistojnë,,, ose janë minimale, duke parë që novatorizmat e tijë në plan të parë kanë ruajtjen e ambjentit, projektet vleresohen me maksimumin e pikëve.

Lajme të ngjashme

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button