LD: Të përshpejtohen bisedimet për dalje nga kriza

Lidhja Demokratike apelon që bisedimet mes partive politike për dalje nga kriza politike të jenë transparente dhe të përshpejtohen.

“Lidhja Demokratike e qytetarëve, opinioni më i gjerë dhe mediat, nuk kanë të dhëna elementare për propozimet se si të rregullohet lista zgjedhore, cilat janë propozimet për reforma në media dhe të ngjashme, por vetëm deklarata të pjesërishme dhe të qëllimshme nga përfaqësuesit e partive të përfshira në bisedime”, theksohet në kumtesë.

Sipas LD-së, në kohën kur opozita nuk merr pjesë në punën e Kuvendit miratohen ligje që janë në dëm të shtetit dhe për këtë arsye kërkojnë që të gjitha partitë të përfshihen në debate me argumente me qëllim që të pengohet miratimi i akteve të cilat do të kenë dëme me pasoja afatgjatë për Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button