Akrapoviq dhe Hasani besojnë në fitore

Skuadra nënkampione e Maqedonisë në futboll, KF Shkëndija nesër në stadiumin “Filipi i Dytë” do të përballet në kuadër të ndeshjeve eliminuese të Ligës së Evropës kundër ekipit polak Krakovija. Trajneri i skuadrës tetovare Bruno akrapoviq ka thënë në konferencë për gazetarët se e ka analizuar mirë lojën e kundërshtarit, duke potencuar që ekipi i tij do të duhet të dominon në posedimin e topit në ndeshjen që pason.

“Jemi përgatitur mirë me ekipin, kaluam nj fazë të mirë të përgatitjeve. E kemi shikuar disa herë kundërshtarin dhe bëhet fjalë për një klub mjaft serioz. Kan një futbollist që është pjesë e KE Francë2016 dhe dimë shumë punë për Krakovian. Ne do të mundohemi që të imponojmë ritëm që në fillim të ndeshjes. Shkëndija është ekip i fortë por edhe polakët janë fizikisht shumë mirë të përgatitur. Do të duhet të dominojmë në posedimin e topit, ku edhe e shohim shansin tonë”, ka thënë Akrapoviq në konferencën për shtyp.

Disa ditë me radhë ishte paralajmëruar se Armedn Alimi do të largohet nga klubi, ndërsa trajneri Akrapoviq është i gëzuar që kumanovari edhe sezonin e ardhshëm do ta mbajë fanellën e Shkëndijës.

“Alimi gjatë gjithë kohës ishte në Shkëndijë, jam shumë i gëzuar që mbeti me ne në klub. Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe njëri  madh dhe nesër do të jetë që nga fillimi në ndeshje”, ka shtuar trajneri i Shkëndijës Akrapoviq.

Kapiteni i Shkëndijës Ferhan Hasani ka deklaruar se ekipi është mirë i përgatitur për këtë ndeshje dhe shpreson që Shkëndija nuk do të pranojë gol në Shkup.

“Kemi luajtur disa ndeshje kontrolluese dhe e dimë mire që do të luajmë ndaj një kundërshtari të fortë. Por edhe ne kemi skuadër me kualitete dhe besoj që do ta fitojmë Krakovian. Shumë është me rëndësi që të mos pranojmë gol, që do të ishte një lehtësim për ndeshjen kthyese në Poloni”, ka thënë Hasani.

Ndeshja Shkëndija – Krakovia do të luhet nesër (30.06.2016) në stadiumin “Filipi i Dytë”, me fillim në orën 21:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button