Prishtinë –“Tech4Good“ mundësi që OJQ-të të marrin softuer falas nga Majkrosofti

Më 28.06.2016, në Orion qendrën për konferenca u mbajt ngjarja „Tech4Good“ – Dita e  Majkrosoftit për sektorin civil në organizim të Fondacionit Metamorfozis me përkrahjen e korporatës softuerike Majkrosoft. Në këtë ngjarje përfaqësuesit e OJQ-ve u njohën me mundësinë e marrjes së donacioneve softuerike nga programi i Microsoft-tit për mbështetje të sektorit civil, të cilën e implementon Metamorfozis përmes platformës Теchsoup Balkans.

20160628_125511

Gjatë fjalimit të tij hyrës Agim Bekaj, prezantoi disa fakte te cilat kanë të bëjnë me ndihmën e Microsoft përmes donacioneve softuerike për OJQ-të, ai tha se vlera e softuerit të dhuruar tek OJQ-të është rreth 940 milion dollar, ndërsa në vitin fiskal rreth 11000 OJQ kanë pranuar donacione të Microsoft Office 365.

20160628_123046

“Inovacionet në teknologjinë informative (TI) mund të ndihmojnë qeveritë dhe komunitetet për të adresuar sfidat shoqërore, përmirësimin e arsimit dhe shëndetësisë, trajnimin e punëtorëve për një ekonomi intensive të bazuar në teknologji dhe në zhvillimin e ekonomisë të bazuar në resurse energjetike të pastra.  Risitë në TI mund të bëjnë shërbimet publike më të kapshme, të sigurta, transparente dhe të shpejta. Microsoft është duke bërë këtë ndryshim dhe është duke ndihmuar në përmirësimin jetës ose më mirë të them të jetuarit në botën digjitale. Në këtë mënyre  Microsoft mbështet  punën e tyre në komunitet dhe përmes teknologjive moderne  dhe ndihmon ato të jenë më efikase, efektive dhe inovative në veprimtarinë e tyre të rëndësishme.” – tha Bekaj.

20160628_121847“Ambicia jonë si Majkrosoft është ta nxisim produktivitetin, bashkëpunimin, këmbimin e ideve dhe kreativitetin e OJQ-ve në vendet e tyre të punës duke i shfrytëzuar produktet tona. Оffice 365 dhe Office 2016 janë të dizajnuara në atë formë që tu mundësojnë njerëzve të fokusohen në progresin dhe jo në procesin, në bashkëpunim në punë, shkëmbim të resurseve në çdo kohë dhe nga çdo pajisje. Ne në Majkrosoft gjithnjë e kemi njohur rëndësinë e punës së shoqatave jo-fitimprurëse dhe kemi besuar se mund t’u ndihmojmë atyre duke ua bërë të qasshme teknologjinë tonë më të re. Andaj në kuadër të programeve tona për përgjegjësi shoqërore e krijuam iniciativën Technology for good që të kontribuojmë për zgjidhjen e problemeve komplekse sociale. Majkrosoft përkrah më shumë se 86.000 organizata në mbarë botën duke përfshirë edhe Kosovën” tha Vlora Ademi, menaxhere e programeve akademike në Majkrosoft.

13499845_10209953231692470_661290807_o

Sipas drejtorit të Fondacionit Metamorfozis, Bardhyl Jashari, ngjarjet e këtij lloji që tani më organizohen për herë të tretë në Kosovë janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të fondacionit të fjalë, për të ndërtuar kapacitetet e organizatave civile që ata të jenë më efikase, më të mira dhe më aktive në arritjen e misionit të tyre.

20160628_124229

“Metamorfozis u ndihmon OJQ-ve në ngritjen e kapaciteteve të tyre me trajnime dhe mentorim, botime edukativo-arsimore, dhe u jep qasje në zgjidhje të ndryshme teknologjike – si që janë në këtë rast teknologjitë e Majkrosoftit. Më konkretisht, Metamorfozis ofron donacione softuerike përmes platformës Techsoup Balkans. Me mbështetjen e Majkrosoftit, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve nga Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria të përfitojnë softuer legal në formë të donacionit. Si pjesë e kësaj platforme, Metamorfozis u mundëson OJQ-ve edhe konsultime të drejtpërdrejta në kuadër të ditëve të hapura (çdo të premte të dytë) si dhe me kërkesë individuale me qëllim që sa më shumë organizata nga Kosova të kenë mundësi t’i shfrytëzojnë mundësitë për donacione” tha Jashari.

20160628_124739

Për më shumë detaje, mund të ndiqni diskutimin në Twitter dhe Facebook me hashtagun #Tech4Good

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button