Vlera e natës së Kadrit

Mjafton për vlerën e natës së Kadrit fakti se ajo është më  e mirë se një mijë muaj. Allahu i Madhëruar thotë: “Ne e zbritëm atë (Kurani) në natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e vlefshme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre, në të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) me të gjitha vendimet. Ajo është paqe derisa të lind agimi.” (Kadr: 1-5)

Në këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave (për vitin e ardhshëm). Allahu i Lartësuar thotë: “Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar (në natën e begatshme të Kadrit). Vërtetë që Ne gjithnjë po këshillojmë. Këtë natë vendoset çdo çështje e Vullnetit dhe urdhëresave…” (Duhan: 3-4)

Ndërsa Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush falet natën e Kadrit me besim e me shpresë në shpërblim, atij do t’i falen të gjitha gjynahet e kaluara.” (Buhariu)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button