Morali dhe sjellja e mirë në Islam

Për këtë në literaturën Islame dhe atë laike në të shumtën e rasteve mund të shihet  se autorë të ndryshëm me renome nacionale dhe botërore, në veprat e tyre voluminoze me një përkushtim të spikatur theksojnë se personaliteti i cili pati influencë më të madhe  në historinë e njerëzimit ishte Muhammedi a.s, sepse kemi të bëjmë më një personalitet i cili nuk dinte të shkruaj dhe lexoj, por nga ana tjetër ishte i pajisur me virtyte të larta morale dhe sjellje të mirë, të cilit Zoti i shpalli Librin e shenjtë Kur’anin, dhe i njëjti arriti të përhap Islamin në tri anët e botës.

Islami si legjislacion universal është i pajisur me rregullat dhe parime të cilat në mënyrë precize rregullojnë jetën e individit dhe shoqërisë.Në anën tjetër na është e njohur se në përgjithësi  legjislacioni Islam përbëhet nga normat besimit, legjislacionit dhe të moralit (etikës).

Në këtë mënyrë përpos besimit dhe ligjeve Kur’anore të cilët besimtari është i obliguar në mënyrë imperative t’i respektojë ,njëkohësisht është paraparë edhe një fushë mjaft e gjërë e cila në vetvete ngërthen parime dhe rregulla të cilat besimtari urdhërohet që t’u përmbahet, në mënyrë që në shoqërinë njerëzore të mbretërojë paqa,siguria harmonia dhe ekuilibri ndërnjerëzor.

Andaj, kur flasim për moralin dhe mirësjelljen, dëshirojmë që t’u bëjmë me dije se Ajetet e periudhës së parë kishin të bëjnë më shumë me çështjet e besimit, moralit dhe mirësjelljes.E gjithë kjo arsyetohet me faktin sepse vendi në të cilin Zoti fuqiplotë e dërgoi Muhammedin a.s përbënte një shoqëri e cila kishte harruar misionin e tyre për të cilin ishin dërguar, dhe pasonin një rrugë e cila ishte larg nga ajo e cila mund të quhet morale dhe njerëzore.

Aq më tepër kur dihet një e vërtetë historike e pamohueshme e cila ishte e pranishme te populli arab të para shpalljes, të cilët përpos punëve të shumta  amorale të cilat ishin prezente në shoqëri , ata shkuan aq larg saqë kur Zoti fuqiplotë u falte atyre foshnje femër ,ata dëshpëroheshin dhe turpëroheshin, kështuqë sipas traditave të tyre fisnore të njëjtët detyroheshin që foshnjet e njëjta t’i varrosin për së gjalli.

Për këto gjëra antinjerëzore dhe antihumane të popullit arab, në Kur’an Zoti fuqioplotë në mënyrë direkte i pyet dhe thotë: “Për çfarë mëkati ata i mbytnin foshnjet e tyre”.

Nga kjo nënkuptojmë se shoqëria në të cilën Perëndia e dërgoi Profetin tonë të dashur ishte një shoqëri e cila nuk mereshte me disa gjëra të cilat për ata ishin dëmtuese dhe antisociale, por të njëjtët i jepnin vetes të drejtë dhe mbytnin krijesa për të cilat nuk ishin ata kompetentë të vendosin se a meritojnë të jetojnë apo jo.

Duke u bazuar në këto të dhëna historike, mjaft mirë kuptojmë se Muhammedi a.s në fillim të misionit të tij, përmes shpalljeve të Ajeteve e kishte të qartë se për të përmirësuar shoqërinë arabe duhet që në atë bashkësi  njerëzore të ngritet vetëdia për besimin, moralin, respektin dhe ndihmën reciproke.

Për këtë gjë Muhammedi a.s në një hadith të tij thotë: :”Jam i dërguar për t’i përsosur virtytet morale”.

Nga hadithi në fjalë nënkuptojmë se misioni primar i Profetit tonë ka qenë që njerëzimit t’i sjell  etik dhe kodekse të pastra morale duke e ditur se vetëm në këtë mënyrë mund që shoqëria njerëzore të jetë e siguruar dhe e mbrojtur nga dhuna,amoraliteti, padrejtësia dhe krimet antinjerëzore.

Në Ajetet të cilat Zoti u dedikonte njerëzve mund të shihet qartë se në ato bëheshte fjalë për respektimin e prindërve, familjes, farefisit, fqiut dhe shoqërisë në përgjithësi.Të njëjtat porosi bënin fjalë edhe për vlerën e moralit dhe sjelljes së mirë, duke sinjalizuar se gjatë historisëe njerëzote Perëndia kishte shkatërruar shumë fise dhe shoqëri në të cilat nuk ishin respektuar normat etiko-morale.

Andaj duke patur parasysh këto porosi Muhammedi a.s gjithnjë i është lutur Zotit që popullin e tij të mos e shkatërrojë por ta udhëzon në rrugë të drejtë.

Personaliteti i fuqishëm moral i Profetit tonë vërehet  në rastin kur elita arabe e asaj kohe Muhammedit a.s i ofruan tri gjëra me qëllim që Ai të braktis misionin e shenjtë të cilin e kishte filluar, edhe atë duke i premtuar se nëse ai do të shmangeshte nga kjo thirrrje ai do të kishte mundësi; të bëhet Kryetar i Mekës, më i pasuri i Mekës dhe të martohet me vajzën më të bukur të Mekës.

Mirëpo Profeti jonë nuk i pranoi këto oferta dhe u betua se do të vazhdojë misionin me të cilin Zoti e kishte obliguar.

Andaj të pyesim vetveten tonë dhe të krahasojmë besimtarin e sotit, se për realizimin e objektivave dhe interesave të veta personal a do t’i kishte braktisur këto ghëra shumë të çmueshme, dhe të sakrifikojë vetveten për interesin e përgjithshëm.

Prandaj këtë Muhammedi a.s e bëri nga besimi, morali dhe vetëdia e lartë që posedonte me qëllim të realizimit të një objektive shumë të çmueshme.

Në një rast kur bashkëshorten e tij Aishen e kishin pyetur se si ishte morali i Tij, ajo u përgjigj: “Morali i Tij ishte Kur’ani famëlartë”domethënë ai ishte Kur’an i cili udhëton mbi tokë, kurse virtytet dh edrutet e tij ushqenin njerëzinë me drejtësi, korrektësi, moral të pastër dhe sjellje të mirë.

Në këtë drejtim mund të përmenim edhe fjalët e Allahut fuqiplotë i cili në një Ajet thotë: “Me të vërtetë ti o Profet posedon një shkallë të lartë të moralit”.

Nga Ajeti dhe hadithi në fjalë mund të konkludojmë dhe të nxjerrim këshilla të shumta sepse Perëndia nuk e lëvdoi Profetin tonë se Ai ishte pejgamber i cili ftonte njerëzimin në besim në monoteizëm, por lëvdata e tij më e madhe nga Zoti fuqiplotë ishte e përqëndruar në atë se Ai posedonte një moral dhe etikë të lartë dhe të pastër.Feja Islame nuk duhet kuptuar se ajo në të gjitha vendet është përhapur me ndihmën e forcës dhe ushtrisë, por përkundrazi në vende që sot janë shumë të zhvilluara dhe të përparuara Feja Islame ka depërtuar pa ndihmën e asnjë ushtari musliman, duke u falënderuar parimeve dhe principeve të shëndosha të fesë Islame, njerëzit vetë kanë arritur të kuptojnë se përmes këtij religjioni ata mund të arrijnë lumturinë në këtë dhe në botën tjetër.

Evropa e mesjetës do të vazhdonte periudhën e saj të errët edhe shumë shekuj , sikur mos të ishte depërtimi i muslimanëve në Spanjë dhe puna e tyre e palodhur në arsimimin dhe edukimin e studentëve të Evropës.

Në Spanjën muslimane studentët e Evropës krishtere mësuan shkencën,arsimin,. moralin dhe edukatën, kulturën dhe pastërtinë, humanizmin dhe renesansën.

Për këtë në literaturën Islame dhe atë laike në të shumtën e rasteve mund të shihet  se autorë të ndryshëm me renome nacionale dhe botërore në veprat e tyre voluminoze me një përkushtim të spikatur theksojnë se personaliteti i cili pati influencë më të madhe  në historinë e njerëzimit ishte Muhammedi a.s, sepse kemi të bëjmë më një personalitet i cili nuk dinte të shkruaj dhe lexoj, por nga ana tjetër ishte i pajisur me virtyte të larta morale dhe sjellje të mirë, të cilit Zoti i shpalli Librin e shenjtë Kur’anin, dhe i njëjti arriti të përhap Islamin në tri anët e botës.

Duke u bazuar në këto të vërteta, duhet të kemi parasysh që nëse dëshirojmë që ne si  qytetar akademik të kemi ndikim dhe vlerë në shoqërinë ku jetojmë, duhet që objektiva jonë kryesore të jetë edukimi ynë i lartë në sferën e etikës dhe moralit, sepse përkundrazi sot mund të shohim se kemi shumë intelektual apo”pseudointelektual”, por ndikimi dhe influenca e tyre është tepër e vogël,sepse ata kanë harruar parimin dhe bazën kryesore të personalitetit të njeriut.

Prandaj misioni ynë jetik le të jetë, të edukohemi në formën më të mirë që të edukojmë gjernerata të ardhshme, sepse vetëm në këtë mënyrë mund t’i garantojmë shoqërisë tonë progres, harmoni, jetë të lumtur dhe mirëqenie sociale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button