Ministri Ameti i shmanget problemit me “Jugohromin”, Bejli: Të ndërmerren masa konkrete

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinorë, Bashkim Ameti nuk deshi të komentoj në lidhje me kombinatin metalurgjik të Jugohromit. Ai tha se nuk është avokat i këtij kombinati dhe tregoj se i është dhënë një afat për vendosjen e filtrave deri më 31 tetor. E Ambasadori Amerikan Xhes Bejlli për këtë çështje tha se do të duhet të përfshihen të gjitha palët që sa më shpejt të zgjidhet kjo çështje, transmeton televizioni 21.

Ministri Ameti i shmanget problemit me “Jugohromin”, Bejli: Të ndërmerren masa konkrete

“Në mua mos llogarisni avokat të Jugohromit, por jam përfaqësues i qeverisë dhe përfaqësues i popullit. Gjithsesi ne jemi të interesuar, e kam thënë edhe më herët, qëndrimi jonë është publik se jemi për Jugohromin dhe gjithsecilin që duhet të vendos filtra dhe të plotësohen standardet për të vazhduar me punë”, tha Bashkim Ameti – Ministër I Mjedisit Jetësorë.

Kështu u përgjigj ministri i Mjedisit Jetësor, Bashkim Ahmeti, i pyetur për problemin me ndotjen e ambientit në Tetovë dhe vendosjen e filtrave në kombinatin metalurgjik “Jugohrom”.  Sipas tij, ka një vendim aktual deri më 31 tetor, por nëse janë vendosur apo jo dhe çka punohet për momentin duhet të ketë adresim tek “Jugohrom”.

Ndërsa, ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejll tha se shumë mirë është i njohur me ndotjen në këtë zonë. Sipas tij, për zgjidhjen e kësaj çështje duhet të ndërmerren hapa konkret dhe gjithëpërfshirëse.

“Ajo është një tjetër shqetësim. Unë jam shumë i informuar për banorët e këtij vendi. Mendoj se këtu është folur shumë për këtë, janë përfshirë edhe qytetarët dhe kjo është një mënyrë për të zgjidhur këtë problem, pra përmes përfshirjes së qytetarëve, përmes përfshirjes së qeverisë, bashke për tu munduar që të zgjidhet kjo çështje. Çështja e ndërlikuar në të cilën përfshihen punëtorët dhe shëndeti I njerëzve, kërkon që menjëherë të ndermirët diçka konkrete,” tha  Xhes Bejlli – Ambasadori Amerikan.

Ministri Ameti dhe ambasadori Bejli këto komente i bënë gjatë promovimit të punimeve rreth ndërtimit të shtratit të lumit Ponika në fshatin Dobrosht të Komunës së Tearcës, i cili u dëmtua nga vërshimet e vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button