“Revolucioni i larmë”: Lirohen aktivistët e arrestuar

(E plotësuar) Policia ka liruar protestuesit Simona Spirovska dhe Pavle Bogoevski, të cilët u arrestuan pas protestës së sotme, transmeton Portalb.

Spirovska është denoncuar për mosposedim të letërnjoftimit, ndërkaq Bogoevski për shkelje të ligjit për pastërti publike, për shkak ngjyrosjes së objektit të Ministrisë së Drejtësisë.

………………………………………………………………

Dy aktivistë të “Revolucionit të larmë” janë arrestuar pas përfundimit të protestës nga njësiti special “Alfa”, në parkingun para Ambasadës së Spanjës në qendër të Shkupit.

Bëhet fjalë për aktivistët Pavle Bogoevski dhe Simona Spirovska. Për momentin aktivistët e “Revolucionit të larmë” nëpërmes rrjeteve sociale po bëhen gati për protestë para stacionit policor në Qendër.

Protesta 27/06/2016
Protesta 27/06/2016

Në protestën e sotme protestuesit përsëri e kanë ngjyrosur Ministrinë e Drejtësisë, nën brohoritjet “nuk ka drejtësi, nuk ka paqe”, “dorëheqje”, “ju do t’i arrestoni”.

Nga aty, protestuesit kanë marshuar drejt Kuvendit.

Për një moment policia ka dashur që të arrestojë deputeten Lidija Dimova, e cila ka drejtuar furgonin e protestuesve.

13530277_10209963755153165_210953731_n

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button