Dafina Zeqiri tregon detajet e lidhjes së saj me Hose-n (VIDEO)

Dafina zbulon në “Life Stories nga Arjola Shehu” në INtv se cili është djali misterioz që shfaqet në Snapchatin e saj!

Këngëtarja ka rrëfyer historinë e saj me Hose në një intervistë për Arjolën. Për herë të parë në InTv Albania, këngëtarja tregon më shumë edhe për jetën e saj private.

“Mundohem ta mbaj private lidhjen time, duke qënë se në të kaluarën nuk kam patur shumë privatësi” tregon Dafina e cila ndër të tjera ka zbuluar se të dashurin e saj nga Republika Domenikane, Hose ajo e ka njohur përmes shoqërisë së përbashkët përpara shumë vitesh. Por si ndodhi që dy të rinjtë ranë në dashuri?  “Kemi shoqëri të përbashkët, kemi vite që njihemi dhe as vetë nuk e di si ndodhi” tregon me humor e me sportivitetin që e karakterizon, ylli i skenës shqiptare. E pyetur nga Arjola sesa kohë ka që frekuentohet me Hose, Duffy’e tregon se lidhja e tyre zgjat prej një viti tashmë!

Zbuloni më shumë në këtë video:

intv.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button