Mësoni më shumë për alarmin e ri, çfarë shkaktojnë Selfie-t

Në Konferencën dhe Ekspozitën e Estetikës së Fytyrës të mbajtur në Londër para disa ditësh, dermatologët thanë që bërja e selfie-ve mund të shkaktojë më shumë rrudha.

“Ata që bëjnë shumë selfie dhe blogger-et duhet të shqetësohen. Edhe drita blu që marrim nga ekranet, mund të dëmtojë lëkurën tonë”, ka thënë Dr Simon Zokaie, drejtor mjekësor në Linia Skin Clinic.

“Mendoj që ka një boshllëk në treg për produktet mbrojtëse, sepse unë e di që ka njerëz që bëjnë shumë selfie dhe blogger-e që vijnë te unë dhe kanë parë që po ndodh një dëmtim dhe plakje në lëkurë…Është një rrezatim që ka gjatësi të tjera vale dhe kremi i diellit nuk e bllokon dot.”

Nuk është hera e parë që smartphone-at na zhgënjejnë. Ata janë gjithashtu përgjegjës për të frikshmen ‘tech neck’, qafën teknologjike, të shkaktuar nga shikimi i vazhdueshëm poshtë te ekranet dhe nga rritja e puçrave dhe shenjave të kuqe nga ngjeshja e telefonave që mbartin baktere, në fytyrë. Këta faktorë kanë një efekt dëmtues në pamjen tonë, pak nga pak, çdo ditë.

“Mbështetur në përvojën time, mund të them me çfarë dore, të djathtën apo të majtën, e mban një person telefonin. Nisin të duken njolla të zbehta, si të papastra, që nuk janë në anën tjetër të fytyrës”, ka shtuar Dr. Zein Obagi.

Dr Zoakie ka thënë që kompanitë po kërkojnë ta mbushin këtë boshllëk në treg, por deri atëherë, këto janë produktet më të mira në treg, që mund t’i gjeni fillimisht në internet, që ju japin maksimumin e fotozhenisë, kështu që nuk ka nevojë të kaloni shumë kohë duke fiksuar ekranin e telefonit, duke luajtur me filtrat dhe aplikacionet edituese.

Për hidratim… mund të përdorini L’Oréal Paris Revitalift Magic Blur Anti-Ageing Moisturiser, që përmban një teknologji zbehëse që pakëson menjëherë vijat e holla në lëkurë.

Për të minimizuar poret… provoni Clinique Pore Refining Solutions Instant Perfector, një krem xhel mat që krijon një vel të butë mbi lëkurë për të pastruar papërsosmëritë.

Për të fiksuar make-up-in... apliko  Estée Edit by Estée Lauder’s Flash Photo Powder, në të gjithë fytyrën, qafë dhe dekolte. Përmban pigmente blu që reflektojnë dritën, për ta bërë lëkurën të shndërrijë para kamerës, pa atë shkëlqimin e yndyrshëm.

Për rrathët e errët dhe skuqjet… Benefit’s boi-ing on the double, 18 £, është një concealer i ri me dy nuanca për të ngjyrosur, korrektuar dhe mbuluar qeset dhe njollat poshtë syve.

Për mbrojtje… Dr Simon Zoakie ka thënë “antioksidantët janë mbrojtja më e mirë”. SkinCeuticals CE Ferulic është një produkt I provuar nga ana kilinike për ta mbrojtur lëkurën nga dëmtimi i radikaleve të lira.

Harper’s Bazaar Uk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button