Ledion Liҫo nuk ka asgjë për të thënë pas kësaj…

as zhurmës mediatike që u krijua pas eventit të madh të muzikës Top Awards, për herë të parë në Shqipëri, vjen edhe vlerësimi i njërës prej studiove ndërkombëtare më të mëdha muzikore. Është fjala për studion Ultra Music, e cila sapo ka bërë një postim në faqen e saj zyrtare duke përgëzuar kompeticionin muzikor, Top Channel e në veҫanti edhe moderatorin Ledion Liҫo: “Urime Shqipërisë për një Top Awards të bukur! Punë  e mrekullueshme Ledion Liҫo dhe Top Channel Albania”,– shkruhet në komentin e Ultra Music.

Pas këtij vlerësimi, moderatori i spektaklit e ka ripostuar në profilin e vet, duke e ndarë me të gjithë miqtë, por nuk ka shtuar asnjë gërmë për këtë vlerësim. Duket se edhe në Shqipëri është thënë shumë për Top Awards, edhe pse jo në me të njëjtën gjuhë si Ultra Music. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që Ledioni zgjedh të heshtë dhe shënon vetëm tri pika pas ripostimit…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button