Britania jashtë BE-së, nisin të shtohen abuzimet racore

Nuk kanë kaluar veçse pak ditë nga referendumi për shkëputjen nga Bashkimi Europian dhe rastet e abuzimeve racore në Britani janë shtuar ndjeshëm, njofton TCH.

Ligjvënësja konservatore Sayeeda Warsi e pohoi këtë për CNN, ndërsa policia britanike i tha gjigantit televiziv amerikan se po heton dy krime me sfond racor. Fletëpalosje kundër emigrantëve, ku shkruhej: “Largim nga BE-ja, s’ka me parazitë polakë” ishin vendosur në makinat e parkuara pranë një shkolle ditën pasi vendi votoi largimin.

Të dielën, – thonë burime të policisë, – slogane raciste u shfaqen në muret e qendrës socialkulturore polake në Hammersmith, në Perëndim të Londrës. Baronesha Warsi, e cila e braktisi kampin kundër qëndrimit pak përpara votës së të enjtes, rrëfeu se e ka shpenzuar të gjithë fundjavën në takime me organizata, individë e aktivistë të angazhuar në çështjet e krimit që buron nga urrejtja racore, e të gjithë ata flasin për incidente të shëmtuara në rritje.

Ka ndodhur që njerëzit i kanë ndaluar në rrugë, – shprehet ligjvënësja, – e i kanë thënë: “Shikoni, ne votuam për largimin nga BE-ja, kështu që për ju është koha të ikni tani”. Dhe këtë ua thonë individëve apo familjeve që kanë qenë këtu për 3, 4 apo 5 breza.

Atmosfera nëpër rrugë nuk është aspak e mirë. Pas vendimit për t’u larguar nga radhët e saj, Warsi e akuzoi fushatën për largim nga BE-ja si promovuese të gënjeshtrave, ksenofobisë dhe politikës së urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button