Dy persona goditen me thikë në Pallaticë të Tetovës

Në Spitalin e Tetovës dje rreth orës 21:55 janë dërguar dy të lënduar me thikë I.N.(47) dhe S.S.(31) nga f.Pallativë­Tetovë, ku u është dhënë ndihmë mjekësore, por për shkak të seriozitetit të plagëve (plagë thike në pjesën e shpinës) I.N. është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Policia ka realizuar ekspertizë në shtëpinë e S.S., me ç’rast është konstatuar se S.H.(55) nga f.Arnaqi­Saraj, i cili ka qenë mysafir tek dhëndrri i tij S.S. ka filluar grindje verbale me I.N. me ç’rast S.H. ka nxjerrë thikë me të cilën i ka shkaktuar goditje I.N. në pjesën e shpinës ndërsa S.S. gjatë tentimit që t’ia marrë thikën S.H. ka marrë të prera në pjesën e duarve.

Pas ngjarjes S.H. vetëm është denoncuar në RP­Grupçin, me ç’rast është realizuar bisedë. Policia ka ndërmarrë masa për pastrim të plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button