Bushati: Të vendosur për t’u integruar në BE

Vota e britanikëve në referendumin për daljen nga Bashkimi Europian pritet të ketë ndikime në procesin e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi se pavarësisht impaktit jo pozitiv, qeveria do të vijë të përqendrohet tek reformat, transmeton Vizion Plus.

Drejtuesja e Këshillit, demokratja Majlinda Bregu vuri theksin tek përqendrimi i qeverive të vendeve të rajonit tek pasojat që sjell Brexit në procesin e integrimit. Vendimi i qytetarëve britanikë për t’iu shkëputur BE-së ngjalli menjëherë reagime në kancelaritë europiane. Por duket se më tepër të prekur nga ky zhvillim janë vendet që aspirojnë të bëhen pjesë e Unionit, pasi vëmendja e Brukselit më së shumti shkon në përballimin e situatës Postbrexit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button