Haradinaj: Diaspora duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se Qeveria e Kosovës duhet të involvojë më shumë në vendimmarrje kosovarët nga diaspora, njofton Klan Kosova.

“Shteti i Kosovës duhet të tregohet i ndjeshëm e bujar, për qindra mijëra bashkëkombës, jo vetëm sepse ata kanë bërë shumë për shtetin e për neve, por sepse ata janë shtetas të Republikës”, ka shkruar Haradinaj.

Sipas Haradinajt diaspora kosovare nëpër botë nuk duhet të shihet vetëm me logjikën e shfrytëzimit.

“Sot pata kënaqësinë t’i pres në një takim, Kryetarin dhe Nënkryetarin e Degës së AAK-së në Suedi, Sabedin Lekiqin dhe Hysni Haxhën. Ramë dakord që Kosova ka shumë nevojë që Diaspora të jetë, jo vetëm mbështetëse e Kosovës, por edhe pjesë e vendimmarrjes politike e shtetërore”.

“Logjika, vetëm e shfrytëzimit të Diasporës, duhet të marrë fund! Ata duhet t’i gëzojnë krejt të drejtat e privilegjet e mundshme”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button