Agani kujton mesazhin e fundit të Ilirana Perteshonit

Agani ka kujtuar fjalët e fundit të këshilltares së tij Politike në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ish-ministrii Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka përkujtuar anëtaren e Partisë së Drejtësisë,Ilirjana Perteshonin e cila ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Agani ka kujtuar fjalët e fundit të këshilltares së tij Politike në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton 21 Media.

“NIJETI I MIRË, PUNA, DURIMI, ishte ky mesazhi i fundit i Ilirjana Perteshonit, i lënë në ekranin e kompjuterit diten e premte.Ky mesazh do ti shërbejë gjithë antarësisë së PD-së,Allahu e pranoftë në Mëshirën e Tij!” ka shkruar Agani në facebook.

Mbrëmë në fshatin Meqe të Komunës së Gjakovës ka ndodhur një aksident i rëndë, si pasojë e të cilit kanë humbur jetën Ilriana dhe motra e saj .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button