Hoxhaj: Deri në shtator, dy njohje

Me kthimin e Enver Hoxhajt në postin e ministrit të Jashtëm, janë kthyer edhe premtimet për njohje të reja.

Në InfoBox të RTV Dukagjinit ai tha se deri në shtator, presin që të vijnë dy njohje të reja për pavarësinë, njëra nga Afrika dhe tjetra nga Amerika Latine.

“Deri më tani kam arritur të komunikojë me 22 apo 23 shtete jo njohëse. Besoj që gjatë verës ose eventualisht gjatë muajit shtator këto dy njohje do të ndodhin. Këto njohje mund të vijnë nga Afrika dhe Amerika Latine”, tha Hoxhaj, transmeton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button