Rendi i ri global apo lufta e tretë botërore

Në vitin 1991 Profesori i Hadwardit: Samuel Huntington shkroi një liber “Vala e tretë” ku analizoi përmbysjet e rregjimeve komuniste në 30 shtete të botës duke kaluar në sisteme demokratike. Disa vite më vonë Huntington shkroi librin “Përplasja e qytetërimëve” askush nuk besoi, por teza Huntingtonit filloi të analizohet në detaje pas sulmit terrorist të 11 shtatorit. Po fillon një luftë e re në mes të perëndimit dhe Islamit? Disa mendojnë po, pasiqë sipas tyre urretja për Amerikën tek myslimanët është e kultivuar gjatë, derisa statistikat nuk flasin kështu – 93% e myslimanëve e kundërshtojnë sulmin terrorist të 11 shtatorit dhe një pjesë e madhe e tyre admirojnë vlerat perëndimore. Kjo tëzë mund të interpretohet sipas perceptimeve individuale. Por, çfarë po e karakterizon botën në shekullin tonë? Luftërat sektare në lindjen e mesme, kriza në Krimea, problemet financiare në Bashkimin Europian( kriza ekonomike 2009 duke specifikuar Greqinë dhe Spanjen) progresin Indian dhe Brazilian etj.

Pushtimi Irakut dhe Afganistanit nga SHBA, u kritikua shumë nga: Gjermania dhe Franca – mungon uniteti në mes perëndimit rreth “përplasjes me Islamin” dhe uniteti i myslimanëve në lindjen e mesme rreth “përplasjes me perëndimin” Teza e Francis Fukuyma në librin e tij “Ndërtimi i Shtetit” tregon përpjekjet e SHBA-ve për të ndërtuar shtete te reja. Por, aktualiteti tregon diçka tjetër: Afganistanit i kanoset rreziku taliban, derisa Irakut mbetet e pushtuar nga ISIS. Sot perëndimi është shtëpia e Islamit, myslimanët në perëndim janë të sigurt, praktikojnë fenë lirshëm duke respektuar ligjet në fuqi – për ta argumentuar këtë mjafton t’i qasemi një situate faktike: vitin e kaluar rregjimi i Al-Sisit në Egjipt kufizoi faljen e namazit të teravive në vetem 45 minuta, ky problem nuk ekziston në perëndim. Liria është substanca e nje shoqërie të shëndosh, liria nuk i mungoi Islamit në mesjetë, ajo po i mungon në epokën bashkohore moderne. Në lindjen e mesme ndodhën reforma regresive jo “reforma progresive” predikimi radikal i Islamit i atribohet “burimeve autentike të Islamit”, derisa predikimi tolerant i Islamit quhet “servilizëm”!!!
Bashkimi Europian unifikoi idealin e Europës së bashkuar, ky ideal është produkt i punës të shumë aktereve dhe faktorëve së ndikuan në perëndim. Ideal i Europës së Bashkuar filloi në Angli, do të ishte fatale te përfundonte ne Angli. Dy filozofët e mëdhej anglez: John Locke në vepren e tij “Traktati i dytë për qeverisje” tregon dëshirën e tij të madhe për paqe dhe ide liberale në perëndim, pasiqë luftërat sektare në Angli humbën shpresën e mesjetarëve perëndimorë për ditë të mirë, poashtu Thomas Hobbes me “Leviatanin” e famshëm njihet për kontributin e tij në unifikimin e perëndimit. Bashkimi Europian pas viitt 1950 do të ishte ineksitent p’a lidhjen e kombëve 1919, lidhja e kombeve do të ishte mision i pamundur p’a shpërthimin e luftës së parë botërore 1914-1918, lufta e parë botërore nuk do të shpërthente p’a dominimin e nacionalizmit, nacionalizmit nuk do të ishte krijuar si nocion nëse nuk do të ishte realizuar Revolucioni Potitik Francez, ky revolucion do të ishte i pamundur nëese do të mungonte lëvizja shekullore iluministe, lëvizja iluministe është produkt i Revolucionit Industrial Anglez 1688, derisa ky revolucion buron nga John Locke dhe Hobbes që ishin anglez, gjithçka filloi në Angli, apo përfundon me Brexit?!

Britanaia e Madhe votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian(BE) kjo shkaktoi dorëheqjen e kryeministrit konservator: David Cameron. Lideri i partisë laburiste: Jeremy Corbyn shihet si pretendent për të parin e Britanisë së Madhe, atë e karakterizojnë qëndrimet e tij ultra-majtiste. Qeveria Cameron në manditin e parë arriti ta zbuste papunësinë në më pak se 6%, por pakënaqësia në Britani është evidente tek segmente e tjera të jetës. Pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE pritet rënje drastike e vleres së funtes – ajo vlente 1.48 USB një ditë pas referendumit vlera e saj ishte 1.37 USB, regresin social mund ta përdor si strategji Corbyn me retoriken efektive socialiste. Neoliberalizmi është sistem i cili mbron “korporatat shumëkombëshe” mbron kapitalistet kundrejt punëtorëve, nuk siguron politika sociale, sistem përfitues jo-human – por edhe “ekonomia e centralizuar” që buron nga qëndrimet ultra-majtiste në botë ka qene jo-progresive. Në Venezuela ndodhi revolucioni socialist: Hugo Chavez premtoi “barazi sociale” sot Venezuela përballet me gjendje të rënd ekonomiko/sociale si dhe me pasiguri me mbi 20.000 vrasje brenda vitit. Kjo mbetet të shihet në zgjedhjet e ardhshme, një Britani me vazhdueshmëri të qeverisjes konservatore, të votohet e majta me liderin e saj Corbyn, apo liberalet do të shënojnë rritje duke përdorur keq-qeverisjen e konservatorëve dhe ngritjen e alarmit për një “qeveri socialiste” në një Britani jashtë Bashkimit Europian!

Kur e lexova librin e Donald Trump “Mendo si një kampion” më krijoi një përshtypje të mirë: si duhet të jetë njeriu ambicioz, optimist, produktiv, ai thoshte “Unë kam arritur ndërtimin e kullës Trump, miliardat, por ky është vetem fillimi” mendoja çfarë fillimi është ky? ky njeri ka arritur majat e suksesit( kontekstin materialist). Pas pak Trump kampanjen zgjedhore për kandidatë të republikanëve e filloi me deklarata fashiste. Kundër myslimanëve, kundër meksikanëve – ai është nje neoliberal. Gara: Trump-Clinton, do të dëshmoj: vazhdimin e këtij rendi global, apo filllimin e nje rendi të ri global? Me Trump do të ndryshoj gjithçka, fitorja e tij do ta fuqizonte ekstremin e djathtë në Europë. Norbert Hofer në Austri fitoi 50% të votave. Marie Lepen premton referendum në Francë. Geert Wilders premton referendum në Holandë për të dal nga Bashkimi Europian(BE). E djathta ekstreme vazhdimisht bën fushata propaganduese kundër emigrantëve sirian – duke i paraqitur si “terrorist” Me fuqizimin e së djathtës ekstreme në Europë mund të ndodhë parashkimi i Huntingtonit “Përplasja e qytetërimeve” jo vetem nga organizatat terroriste famëkeqe, por nga vet myslimanët që mund të radikalozhen në nivel shtetëror nga perëndimi i pavërtet që e promovon ekstremi djathtë. DIjetari Islam Jusuf el Kardawi në librin e tij “Meszhi ynë për Europën e globalizuar” akuzon ekstremin e djathtë si “mbrojtëse të Izraelit ndaj çështjes palestineze” Politika e SHBA-ve është perëndimorizimi i myslimanëve, termi “globalizëm” është “perëndimorizim” Kina dhe India po perëndimorizohem – po festojnë Vitin e Ri sipas Kalendarit Gregorian. Edhe në mesin e myslimanëve ka lëvizje perendimorizuese – lëvizja qemaliste e cila ndërtoi “Turqinë moderne” e pranon sekularizmin brenda Islamit – qeveritë e lindjes së mesme përkrahin qemalizmin në shumicën e rasteve, por popujtë myslimanë nuk duan të sekularizohem apo të perëndimorizohen. Egjiptianet nuk pranuan idet revolucionare të Napolen Bonapartit kur ai pushtoi Egjiptin( 1798-1801) myslimanët nuk u perëndimorizuan as atëherë kur perëndimi kishte në koloni vendet myslimane, sidomos pas përfundimit të epokës otomane – ringjallja e nacionalizmit anti-kolonial shkaktoi luftë të ashpër në Algjeri( 1954-1961). Më ka lërë përshtypje libri i një hebreu i konvertuar në Islam: Muhamed Esas “Islami në udhëkryq” ai ju drejtohet myslimanëve deri në atë pik saqë “perëndimorizmin e trajton si deislamitizim”! Problemi në modernizimin e myslimanëve është nacionalizmi arab. Muhamed Ibn AvdylVehabi ishte nje nacionalist arab, përpjekja për t’i ndërlidhur normat kultrore arabe para-historike, me parimet e doktrines islamike – po krijon konfuzion brenda myslimanëve. Përplasja Arabi-Saudite-Iran nuk është luftë ndërmjet myslimanëve, por ndërmjet nacionalizmin arabo-saudit( i ndërlidhur me doktrinen e vehabizmit) dhe nacionalizmit Persian( i ndërlidhur me doktrinen e shi’izmit). Gjendja e tensionuar në lindjen e mesme nuk do të krijoj qetësi në pjesën tjetër të botës, kjo tashmë nuk po kontestohet. Është interes i çdo shteti të kontriboj ne paqen dhe tolerancën në lindjen e mesme – përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me Trump-in si President( në tentativë)do të rritet radikalizmi dhe ekstremizmni fetar si kundërpergjigjje ndaj ekstremizmit të tij politik.

Rendin aktual botëror e ka karakterizuar shekulli më dinamik në historinë njerëzore, shekulli XX. Dy luftëra botërore, kolonizimet, fund i Perandorisë Osmane dhe Qemalizmi, Bashkimi Europian, dy valet demokratike dhe socialiste, Internacionalja proletare e dështuar.etj

Pas luftës së parë botërore pasoi lidhja e kombëve( 1919) pas luftës së dytë botërore pasoi krijimi i shtetit të Izraelit( 1948). Lufta e tretë botërore kur do që të ndodhë nuk do të ketë karakter nacional, por karakter qytetrues – rendi i ri aktual botëror ka rritur pabarazinë në botë. Në disa shtete Afrikane si Somalia njerëzit vdesin urie, nuk ka kundërpërgjigjje ndaj komunizmit kinez prej vitit 1949 ku komuniteti ujgurë mbetet i diskriminuar dhe persekutuar, Koreja e Veriut mbetet e mbyllur, India po zhvillohet – mirëpo po vazhdon “fundamentalizmi hindus” pjesa myslimane/katolike mbetet e diskriminuar, Rusia po synon rritjen e influences së saj, ndërhyrja në Krimea ishte treguese për këtë. Organiztatat terroriste kanë pushtuar shtete, dhe ndërmarrin sulme terroriste. Në Turqi vazhdon problemi kurd, “Shteti i Kurdistanit” synohet me sulme terroriste të cilat i përjetoi Turqia gjatë këtij viti. Ballkani mbetet i tensionuar. Ndikimi serb në Bosnje vazhdon përmes “Republikës Serspska” raportet diplomatike Kroaci-Serbi acarohen shpesh, Shqipëria vazhdon progres të ngadashem duke kaluar krizën politike që e kishte pas rrëzimit të komunizmit. Kosova mbetet çështje e një dimensioni global. Rusia përdor Veton e saj për të penguar Republikën e Kosovës të antarsohet në OKB.

Zjarrit po i frynë radikalizmi fetar i të gjithave feve, dhe nacionalizmi si instrument strategjik poliitk. E majta ekstreme është larguar nga Europa, të majtit radikal shpresat i kishin tek Alexis Tsipras, sot e majta është vetem socialdemokrate, derisa e djathta është ekstremiste neoliberaliste. Mesatarja mbetet ari. Fitorja e së djathtës ekstreme në Europë do të jetë hapi parë drejtë luftës së tretë boterore. Nuk dua të parashikoj, historia përfundon me sot thotë Popperi, derisa të ardhmen nuk e di asnjë njeri – por duke analizuar proceset aktuale të cilat vazhdimisht janë evoluese. Derisa rend i ri botëror duhet të përfshi stabiliteitn në Ballkan dhe Lindjen e mesme, paqja konstante është esenciale për të zhvilluar jetë të rehatshme njerëzore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button