Messi braktis kombëtaren e Argjentinës

Ylli i klubit spanjoll Barcelona, Lionel Messi, njoftoi se ka braktisur Kombëtaren e Futbollit të Argjentinës pasi që humbën ndaj Kilit në finalen e Copa America 2016, në penalti me një rezultat prej 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).

Messi i cili nuk arriti ta ngre kupën e Copa America në vitet 2007 dhe 2015, por edhe në finalen e 45-të të Copa America-s, në një deklaratë për kanalin e vendit të tij TyC Sports, tha se “Kombëtarja ka përfunduar për mua. U bënë 4 finale dhe tashmë për mua nuk ka asnjë kuptim. Provova. Ishte gjëja që më shumë dëshiroja por nuk arrita sukses. Mendoj se duhet ta braktis.”

Sulmuesi 29 vjeçar i cili nuk arriti të shënojë gol në penalltinë e parë për Argjentinën, në finalen të cilën humbën kundër Kilit, tha se “Para se të gjithash nuk arrita të shënoj në penallti. Mendoj se kjo është mirë për të gjithë. Mendoj se ka shumë njerëz të cilët nuk janë të lumtur që kemi humbur në finale dhe që presin këtë vendim. Humbja, mos qenia kampion me Argjentinën më shumë mua më lëndon. Fatkeqësisht jam duke e braktisur pa arritur sukses.”

Messi në 113 ndeshje me 55 gola është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola në historinë e kombëtares së Argjentinës, pavarësisht se me ekipin e Barcelonës në të cilën gjendet që nga mosha 13 vjeç ka fituar 4 herë UEFA Ligën e Kampioneve, 8 La Liga-n, 3 UEFA Super Kupën, 3 FIFA Kupën Botërore të Klubeve, 4 Kupën e Mbretit të Spanjës dhe 6 Super Kupën e Spanjës, në 4 finale me Kombëtaren e Futbollit të Argjentinës nuk arriti të fitoi kupë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button