Mazreku: “Mjekrra” urdhër profetik”

Qendra e Sigal Prishtinës, Blerim Mazreku, dallohet me imazhin e tij në parket. Mazreku mban mjekër, duke shtyrë të gjithë të mendojnë arsyen se pse ai e preferon këtë. Për qëllime prestigjioze, fetare apo pse ajo i sjell fat. Qendra bardhekaltër njihet si person i përkushtuar ndaj religjionit dhe këtë nuk heziton ta pranojë. 

Por pse mjekra? 
“Para çdo ndeshje unë gjithmonë i bëj përkujtim Zotit përmes lutjeve. Zakonisht unë bëj lutje çdo ditë, por nuk kam ndonjë ritual më të veçantë kur hyj në ndeshje. Përjashtim bën vetëm ndonjë lojë e rëndësishme, kur them ndonjë lutje më të veçantë dhe hyj me abdes”, thotë Mazreku për “Zërin”. 

(Basketbollisti më i dobishëm ndër koshin e tij dhe kundërshtarë, Blerim Mazreku)

“Mjekrën e mbaj të gjatë pikërisht për shkak të fesë. Absolutisht nuk ka asnjë arsye tjetër. E di se shpesh herë mjekra është sinonim i agresivitetit apo për dikë edhe fatit, por për mua jo. 
Besimi ynë, përkatësisht pejgamberi ynë (alejhi selam), ka thënë që t’i shkurtojmë mustaqet e t’i rrisim mjekrat, gjë të cilën unë si besimtar e respektoj dhe e kryej me përpikëri. Prandaj mjekra ime nuk ka të bëjë aspak me sport, as me shqiptarët edhe pse mjekra të tilla kanë pasur edhe shumë figura historike shqiptare si Adem Jashari e Skënderbeu”, ka thënë Mazreku./ zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button