Valon Behrami shpërthen në lot: Ja pse zgjodha Zvicrën

Valon Behrami është një nga futbollistët kosovarë që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren zviceriane duke irrituar kështu tifozët shqiptarë. Ndryshe nga futbollistët e tjerë që kanë zgjedhur Zvicrën, ai është një nga lojtarët që është kritikuar më shumë, ndoshta edhe për sjelljen në fushë, deklaratat në media apo dhe dashurinë që tregon shpesh për Zvicrën, vendin që i dha mundësinë të bëhej një futbollist me emër.

Ai ka treguar se pse është aq i përkushtuar ndaj Zvicrës dhe arsyen se pse për këtë vend ka refuzuar kalimin te përfaqësuesja e Kosovës. Ndonëse shiritin e kapitenit te helvetët e mban Lihtshtajner, tashmë tifozët e Zvicrës identifikohen me mesfushorin me origjinë shqiptare, i cili është kthyer në idhullin e publikut. Ky vlerësim duket se ka prekur shumë futbollistin, i cili ka shpërthyer në lot para kamerave pas ndeshjes kundër Polonisë. “Unë kam ardhur që 4 vjeç në Zvicër. Që atëherë, unë jam munduar që t’i jap diçka mbrapsht këtij vendi”, tha ai duke fshirë lotët.

“Jam i lumtur që njerëzit e kanë parë se kush jam dhe kanë ndryshuar mendje rreth meje. I falënderoj shumë”, tha Behrami i përlotur. Në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Zvicrës, emri i Behramit ishte i vetmi që brohoritej në kor nga tifozeria zvicerane, por jo nga ajo shqiptare. /Panorama

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button