Edi Rama incident me futbollistin Roshi, përgjigja e tij e lë me gisht në gojë

Menjëherë pas fitores së kombëtares Shqiptare me Rumaninë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në kampionatin Europian, kryeministri Edi Rama i ka premtuar futbollistëve të kombëtares pasaporta diplomatike.

Pas përfundimit të aventurës në Euro 2016, stafi dhe futbollistët e kombëtares u rikthyen në atdhe ku u pritën zyrtarisht nga drejtues të lartë të shtetit. Një prej tyre ishte kryeministri, Edi Rama, i cili organizoi një darkë në nderim të tyre. Gjatë darkës, kryeministri Rama shpërndau pasaportat diplomatike që u kishte premtuar futbollistëve. Duke i thërritur një nga një me emra, ai u dorëzoi futbollistëve pasaportat. Ashtu siç është shfaqur edhe në organizime të tjera, kryeministri thërriste emrat duke hedhur edhe ndonjë batutë. Mbrojtësi Ansi Agolli ironizoi me kryeministrin duke i kërkuar atij të mos shkojë më në stadium për të ndjekur kombëtaren pasi sjell ters.

Incidenti me Roshin

Në momentin që ishte radha e Odise Roshit për të marrë pasaportën diplomatike, kryeministri Edi Rama, lëshon një batutë aspak të këndshme për futbollistin.

Burimet thanë për citynews se kryeministri Rama i është drejtuar Roshit me fjalët: Le të vijë Odise Roshi, futbollist i dalë nga akademia e Flamurtarit dhe një mbështetës i Partisë Socialiste.

Të njëjtat burime theksuan se kjo fjali e Ramës duket se nuk i ka pëlqyer aspak mesfushorit të kombëtares, i cili i është drejtuar kryeministrit me një përgjigje që e ka lënë me “gisht në gojë”/citynews

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button