Gjithçka që duhet të dini për tamponët

Më poshtë kemi listuar disa pyetje që ju mund t`i keni për tamponët dhe përdorimin e tyre dhe përgjigjet për to:

A preferohen tamponët për të gjitha gratë dhe vajzat?

Tamponët e ditëve të sotme mund t’i përdorin të gjitha gratë dhe vajzat, natyrisht nëse përdoren në mënyrë të drejtë.

A shkaktojnë tamponët ndezje?

Nëse tamponët nuk ndërrohen çdo 4 orë dhe nëse përdoren tek gjakderdhjet e lehta atëhere mund të shkaktojnë ndezje sepse transformohen në mjet për shumimin e bakterieve të ndryshme. Në rastet tek gjakderdhjet e lehta, në mungesë të gjakut, ato thajnë mitrën e cila bëhet e përshtatshme për zhvillim të mikroorganizmave të ndryshëm.

Pse vjen deri te zhvillimi i sindromit të shokut toksik dhe cilat janë simptomet?

Deri te sindromi vjen nëse tamponi qëndron në mitër me gjatë se sa është e preferuar (4 orë). Në princip, deri te kjo mund të vjen vetëm nëse tamponi i njejtë nuk ndërrohet në periudhën prej 24 orësh. Si shkak i kësaj është bakteria toksike e cila quhet stafilokoku i artë, i cili përndryshe është banor i organizmit tonë. Simptomet në fillim janë temperatura dhe ethet, për shkak i toksinave të përmendura. Gjendja mund të përkeqsohet nëse nuk reagohet menjëherë dhe nëse nuk mjekohet mund të jetë edhe fatale.

Përdorimi natën

Edhe pse ata të cilët mirren me prodhimin e tyre preferojnë të njejtit për përdorim, por si gjinekolog nuk iu rekomandoj përdorimin e tyre nëse nuk keni mundësi t’i ndërroni pas 4 orëve.

A mund të përdoren gjatë dushit?

Gjatë dushit, notit në bazen apo në det tamponët mund të përdoren por rekomandohet të ndërrohen menjëherë pas aktiviteteve të përmendura, për shkak se dobësohet thithja.

A ndikojnë në sasinë dhe zgjatjen e ciklit?

Tamponët nuk ndikojnë në sasinë apo zgjatjen e ciklit menstrual, ngaqë kjo është e rregulluar në bazë hormonale dhe individuale tek çdo femër. Por nëse gjatë një cikli, tamponi nuk është përdorur në mënyrë të drejtë mund të shkaktojë ndezje dhe mund të vjen deri te ndryshimi në sasi dhe intenzitet të gjakderdhjes por gjatë ciklit të ardhshëm.

Çka nëse këputet peri?

Në ditët e sotme, me zhvillimin e teknologjisë na është siguruar fortësia e perit teë tamponit dhe gjasat janë të vogla që peri të këputet. Por nëse kjo ndodh, duhet që të kërkoni ndihmë tek gjinekologu.

Ndërrimi gjatë ditës

Tamponët duhet të ndërrohen çdo 4 orë, nëse gjakderdhja është më intensive atëherë edhe më shpesh, gjë që mund ta dalloni nëse peri është përgjakur.

Si përdoren tamponët

Për gjithçka që provohet për herë të parë duhet ushtrimi. Ashtu është edhe me tamponët. Por nuk ka vend për panikë, vetëm duhet t’i ndiqni udhëzimet.

Më së miri është që t’i shmangeni tamponëve dy ditët e para të mujoreve sepse gjakderdhja është më intensive dhe tamponi më lehtë rrëshqet. Kur t’i përdorni për herë të parë, me siguri do të bëheni nevrike, gjë që është plotësisht normale. Por mundohuni që të relaksoheni. Të relaksuar më lehtë do të mund ta vendosni tamponin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button