Gjinekologu u nervozua dhe kërcënoi gazetarët për pyetjet për skandalin e bebeve të vdekura (VIDEO)

Edhe pse konferenca kishte për qëllim që t’i demantojë shifrat e javores Fokus që e tronditën opinionin për numrin e foshnjave të vdekur, përgjegjësit e klinikës së Gjinekologjisë nuk dhanë përgjigje konkrete nëse janë të sakta pretendimet se për vetëm gjashtë muaj në klinikën e Shkupit kanë vdekur 80 foshnje. Udhëheqësi i departamentit të onkologjisë tha se nuk fsheh asgjë, megjithatë për gazetarët në vend të një përgjigje specifike u përgjigj me fjalosje verbale dhe kërcënim, transmeton Alsat-M.
LEXO: Skandal: Për 6 muaj më shumë se 80 foshnje kanë vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë

“Unë nuk fsheh asgjë. Unë jam profesionist për 33 vjet dhe nuk lejoj asnjë nga rangu juaj të ma merr fytyrën. Nuk fsheh asgjë dhe nuk do ta lejoj këtë. Me mua kështu nuk bisedohet. Unë jam profesionist dhe nuk do lejoj këtë lloj bisede. Ajo që ju doni të theksoni është problemi juaj. Fund”, tha Dragan Tanturovski, udhëheqës i departamentit të onkologjisë në Gjinekologji.

Ai nuk i dinte të dhënat për vdekshmërinë e foshnjave, por u mburr se spitali punon me kapacitet të plotë, dhe se në periudhën e fundit ka pasur rreth 6 mijë lindje të ndërlikuara.

LEXO: Ja arsyetimi i Klinikës për Gjinekologji për vdekjen e foshnjeve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button