Sejfullahu përfundon i pesti në evropian

Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme gjatë seancës së mëngjesit, kur në kategorinë deri më 55kg të Kampionatit Evropian për të rinj, erdhi edhe deri te kualifikimi në gjysmëfinale, Elmedin Sejfullahu, nuk ia doli dhe nuk arriti te shmang disfatën e dytë rresht, kështu duke mbetur pa medalje të bronztë.

Djaloshi shkupjan, në “finalen e vogël” të kategorisë deri më 55kg, për kundërshtar kishte mundësin nga Azerbajxhani, Mahir Amirslanov, ndaj të cilit nuk arriti të rezistoj, duke humbur me superioritet teknik. Duhet theksuar që pjesë të fajit në këtë humbje të Elmedinit, kishin edhe referët e këtij dueli.

Sidoqoftë, për Elmedin Sejfullahun, është kjo një arritje tjetër e lartë në karrierën e tij dhe pas dy medaljeve të bronzta nga evropianet për kadet, tani arriti deri në gjysmëfinale dhe u plasua në pozitën e pestë të kategorisë së tij. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button