Po ç’faj pati Josif Bageri?

Më 21 maj 2016, në Shkup u vendos tinëzisht përmendorja e Josif Bagerit. Duke mos gjetur vend të përshtatshëm, përmendorja e tij
u vendos në një hapësirë, gropë, ku mban era urinë dhe ku mund të shihen edhe plehra të mbetura që kalimtarët, duke mos gjetur vende tjera më të fshehta, kryejnë nevojat e tyre personale. Disa metra më larg vërehet luani që gjendet mbi urë në bulevardin Goce Dellçev e që është sa dyfishi i Josif Bagerit. Anash urës, që i vjen përposhtas, është “Teatri Kombëtar Maqedonas” që madhështon me tarracat luksoze, ngjitur me Muzeun “Lufta Maqedonase”. Pas, që i vjen poshtë teatrit dhe muzeut, gjendet plazhi (i dështuar) i qytetit të Shkupit që fillon nga Ura e Gurit dhe mbaron tek ura e bulevardit Goce Dellçev, ndërkaq në fund mund të shihni rrënojat “arkeologjike grueviste” përgjatë rrjedhës të lumit Vardar.
Veçmas hapësirës gropë dhe aromës të pakëndshme të urinës, që nuk është çudi në qoftë se të ngjitet ndonjë infeksion, në këtë vend as që kalojnë kalimtarë, as që frekuentohet nga turistë e as se është zonë e këndshme për publikun, përveç ata që adhurojnë seksin poshtë urave dhe ata që ikin fshehtas të thithin bar. E më e keqja, as për datëvdekjen e Josif Bagerit më 15 qershor (1916) nuk u vendos as edhe një buqetë me lule nga askush, e as nga ata që e vendosën rilindasin dhe mësuesin tonë në një gropë të fëlliqur dhe të fshehtë. Më qesharakja, Josif Bageri edhe nuk ngjan aq e aq me përmendoren e tij.

Në ditën që u vendos përmendorja e Josif Bagerit (21 maj) fshehtas dhe ende pa asnjë ceremoni zyrtare e ku nuk dihet për çfarë arsye, disa funksionarë shtetëror edhe portale të afërta me ata që e vendosën Josif Bagerin në gropë plehrash, promovonin këtë figurë madhore si prift katolik (edhe pse gabim) e asgjë më shumë. Duke i dëgjuar këta budallallëqe rastësisht m’u kujtua diçka që xha Branko shpesh ma thotë, “mos i nguc të ngratët se aq dinë”. Sa për informacion për të “ngratët” dua të shtoj se Josif Bageri as nuk ka qenë prift e as katolik, përkundrazi ai i takonte ortodoksisë shqiptare në besim, e ishte më i zëshëm e një nga të parët që lindi lëvizjen kundër asimilimit të popullit shqiptar, veçmas atij ortodoks dhe mysliman në Maqedoni që tjetërsoheshin asaj kohe në serb dhe turq. Shpërndante konceptin e vllazërisë dhe u bë armik i gjithë armiqve të shqiptarëve, të cilët në fund edhe do ta vrasin. Si rilindas dha kontribut të veçantë në politikë, kulturë, dhe arsimin shqip.

Hapi shkollën e parë në gjuhën shqipe (edhe atë në Maqedoni, në Nistrovë) dhe është mësuesi i parë shqiptar që do të ligjëronte shqip në Maqedoni dhe më gjerë. U shqua edhe në poezi, prozë, tregime, publicistikë etj, njëkohësisht botonte edhe gazeta me koncept e ideal atdhetar. Sado të flasësh për veprat e tij, asnjëherë nuk do ia gjesh fundin! Bëri gjithçka për ne, mësuesi ynë sakrifikoi edhe jetën e tij! Ndërkaq dikush sot atë e shpërblen me një “spomenik” në një vend të fëlliqur e të fshehtë, ku sheh mbetjet e jashtëqitjeve njerëzore përreth tij. Dhe për ogurzi, veçmas selfie manjakëve dhe publicitetit të dështuar mediatik e partiak, në krye të fronit të kësaj “mesele” qëndron një neootoman shqip(pak)folës e që ende mban një urrejtje të fshehtë dhe patetike për atdhetarët Shqiptarë.

Dhe të kërkosh më keq, nuk gjen!

Merreni si të doni!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button