Skandal: Për 6 muaj më shumë se 80 foshnje kanë vdekur në Klinikën e Gjinekologjisë

Më shumë se 80 foshnje kanë vdekur në klinikën e Shkupit për gjinekologji për 6 muaj, ndërkaq vetëm në 2 javët e fundit rreth 20 foshnje. Numër alarmues që ka frikësuar prindërit dhe të punësuarit në klinikë, transmeton Portalb.

Javorja “Fokus” ekskluzivisht posedon edhe dokumente me emra dhe mbiemra të një pjese të pacientëve, foshnjat e të cilëve kanë ndërruar jetë gjatë muajve të fundit.

13535895_10210160267228328_479654803_n-2

“Ajo që po ndodh këtu është thertore. Duhet të gjendet mënyrë për ta ndaluar humbjen e foshnjave. Jemi të tmerruar nga këto ndodhi”, komentojnë disa prej mjekëve në klinikë.

“Fokus” kanë tentuar ta marrin në telefon drejtoreshën e Klinikës për Gjinekologji Marija Haxhi- Lega, por sipas informacioneve të tyre ajo gjendet në pushim. E njëjta është kërkuar për prononcim edhe nëpërmes sms, por deri në publikimin e informacionit në media nuk është përgjigjur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button