Kujtohet gjenocidi ndaj çamëve, Idrizi: Grekë, kërkoni ndjesë!

Nga varrezat e Kllogjerit, në Sarandë, ku u përkujtua 72-vjetori i gjenocidit grek ndaj çamëve, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi i bëri thirrje qeverisë greke që, para se të kërkojë ngritjen e varreve për ushtarët grekë në Shqipëri, të nderojë viktimat e pafajshme dhe të kërkojë ndjesë për to, transmeton Top Channel.

“Ndaj ne sot i themi qeverisë shqiptare dhe asaj greke, varrimi për të vdekurit duhet të jetë njësoj, pavarësisht se ne e dimë shumë mirë se këta fëmijë e gra ishin trëndafilat e Çamërisë, ndërsa ushtarët grekë ishin pushtues të Shqipërisë. Nuk mund të ketë varreza të ushtarëve grekë në tokën tonë nëse nuk nderohen viktimat e gjenocidit grek në vatrat e tyre, në shtëpitë e tyre”, deklaroi Idrizi.

Ai bëri me dije se, së shpejti do të nisë një proces i gjerë për të dokumentuar jo vetëm viktimat në njerëz, por dhe pronat që u janë grabitur atyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button