Ngrohje deri në orën 23 mundet por pa kërkuar kompensim për të

Komisioni rregullator për energjetikë e ka refuzuar kërkesën e “Balkan energy grup” për vazhdimin e periudhës për ngrohje për dy orë të tjera, sepse me këtë do të ritën çmimet e shfrytëzuesve për 9 përqind.

Kompania që ngrohë shkupjanët, nëse ka ngrohje shtesë që e fiton nga prodhimi i rrymës nga elektrana TE-TO të njëjtën mund tua ofrojë qytetarëve në orët e vona të mbrëmjes por pa kërkuar kompensim për të, vendosi komisioni rregullator për energjetikë.

“Balkan energy grup” tani duhet të vendosë a do të vazhdojë në mënyrë plotësuese të ngrohë disa pjesë të Shkupit apo do ta vazhdojë me të vjetrën deri në orën 21.

Nëse do pranoheshte kërkesa e BEG për një banesë prej 60 metrave katror do të paguheshe faturë prej 3.160 denarë, 260 denarë më shumë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button