Kur është nata e Kadrit?

Është transmetuar nga Profeti (alejhi selam) se ajo natë është nata e njëzetë e një, apo e njëzetë e tre, apo e njëzetë e pestë, apo e njëzetë e shtatë, apo e njëzetë e nëntë, apo nata e fundit e Ramazanit.

Nata e Kadrit është një nga netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. Aishja (radijAllahu anha) transmeton se: “I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit thoshte: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit.” (Buhariu (4/225) dhe Muslimi (1169)

Nëse njeriu dobësohet dhe nuk mundet, së paku të mos dorëzohet në shtatë netët e fundit, për shkak të hadithit që është transmetuar nga Ibn Umeri i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Kërkojeni atë në dhjetëshin e fundit, e nëse dikush nga ju dobësohet apo i rëndohet gjendja, së paku të mos dorëzohet në shtatë të mbeturat.” (Buhariu (4/221) dhe Muslimi (1165)

Po ashtu Profeti (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Po shoh se ëndrrat tuaja janë përputhur më njëra-tjetrën, kështu që kush dëshiron t’a kërkojë atë (natën e Kadrit), t’a kërkojë në shtatë netët e fundit (të Ramazanit).” (Buhariu)

“Agjërimi i Muhamedit (alejhi selam) në Ramazan”

Marrë nga: XhamiaMbret.com

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button