Lugina e Diellit apo Lugina e Djajve!

Çështja e shumëpërfolur e ndërtimit të 300 shtëpive të reja në “Luginën e Diellit”, ka treguar edhe njëherë pafuqinë e Qeverisë së Kosovës dhe destruktivitetin që egziston brenda disa liderëve të mazhorancës, me deklarata kundërthënëse. Nga njëra anë duke u bazuar në pakon e Ahtisarit dhe nënshkrimin e marrëveshjeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, synohet që popullit ky projekt t’iu servohet si një drejtë e pamohueshme, e që realisht paraqet një rrezik të madh për sovranitetin e vendit, mirëpo edhe për shtrirjen e (pa)fuqisë së shtetit të Kosovës dhe institucioneve tona në atë pjesë. Marrëveshjet bilaterale, me ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, nënkuptojnë që duhet të ketë reciprocitet në vendimet e nënshkruara. Ne e dimë që tani e 17 vite a kanë mundur shqiptarët të ndërtojnë shtëpi në pjesën veriore apo në lagjen “Kroi i Vitakut” ku u pat tentuar disa herë që të rikthehen ata. Edhe pse brenda shtetit të tyre, shqiptarët në pjesën veriore nuk guxojnë të administrojnë parcelat e tyre, e le më të investojnë në to. Procesi i integrimit të serbëve dhe kthimi I tyre në Kosovë do të duhej të ndodhte paralelisht me kthimin edhe të shqiptarëve në pjesën veriore dhe njëkohësisht të i’u garantohet siguria për jetes këtyre të fundit. Ky projekt serb, i cili me plotë kuptimin e fjalës është shovenist, edhe në qoftëse realisht tenton që t’i rikthej serbët që kanë qenë banor të dikurshëm të asaj pjese, gjë që nuk e dimë sigirt meqë mund të ketë manipulime në këtë proces nga pala serbe, nuk po duket fort i nisur për qëllime të mira, për shkak se në krye të këtij projekti po qëndron  i ashtuquajturi shefi i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, e jo përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ne nuk mund t’a harrojmë asesi që ky projekt është planifikuar prej kohësh dhe në këtë ka gisht edhe vet Qeveria e Kosovës. Duke u nisur nga vendimi i dhjetorit 2013 për krijimin e një fondi nga i cili do të përfitojnë Mitrovica Veriore, Leposaviqi, Zveçani e Zubin-Potoku, pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, na ngrit dyshime që ky fond ka pasur një prapavijë pse është krijuar. Shqetësimin e rrit edhe me shumë fakti se ky fond nuk është prekur fare tani e tri vite, i dedikuar për projekte kapitale në komunat veriore me shumicë serbe, ngaqë Bordi menaxhues i tij nuk ka qenë funksional ne kontinuitet, ani pse në të mjetet janë derdhur vazhdimisht. Burimet fillestare të fondit të zhvillimit është thënë se do të jenë nga taksat doganore, taksat indirekte dhe obligimet tjera në dy pikëkalimet kufitare në veri – Jarinjë e Bërnjak – siç janë tatimi mbi vlerën e shtuar dhe akciza. Deklarata e ministrit të Financave, Avdullah Hoti, se në këtë fond zhvillimor, i dedikuar për pjesën veirore deri me tani janë mbledhur 10 milionë euro, tregon qartë se edhe tek rasti i ndërtimit të “Luginës së Diellit”, nuk ka pasur nevoj fare që Beogradi të jetë sponsorizues financiar, meqë komuniteti serb fondet i kanë të gatshme nga shteti i Kosovës, një pjesë e madhe prej të cilëve as që e njohin këtë shtet por as nuk kontribuojnë për ndërtimin e tij në asnjë formë, duke mos i paguar taksat dhe detyrimet karshi shërbimeve të shtetit. Për këtë arsye, i bëjë thirrje bashkëatdhetarëve që jetojnë në diasporë por edhe tregtarëve shqiptarë, që kur hyjnë në Kosovë, të mos kalojnë nga dy pikëkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqë një pjesë e kontributit tyre në doganë i’u takon ex-officio komunitetit ardhacak serb.

Ky kolinizim i tokës së Kosovës nga Serbia, tani është duke u bërë në mënyrë diplomatike, pasiqë i ka shtjerruar të gjitha format dhe taktikat propadandistike kriminale përmes grupeve dhe strukturave që i posedon në Kosovë, e si gjithnjë politika serbe është shumë hapa para asaj të Kosovës, anipse liderët tanë mburren për përfaqësuesit e tyre diplomatikë të dështuar. Në këtë rast, Beogradi, po dëshiron t’a paraqes pafuqinë dhe brishtësinë e shtetit të Kosovës që e ka në Veri, ku vetëm me dëshire dhe vullnet të Beogradit mund të shuhen strukturat paralele, e nga ana tjetër kryeministri Mustafa ka fuqi vetëm kundërshtuese nga sedilja e tij në Prishtinë, për projektet që synohen të realizohen nga Beogradi, meqë qdo veprim policor në veri, kundër serbëve, anipse është në pajtim të ligjit do të thotë acarim të marrëdhënieve me Serbinë. Kështu së paku interpretohet. Me të marrur vesh se krijimi i Asosiacionit të komunave me shumicë serbe do të ketë fuqi të madhe, atëherë Serbia reagoi në mënyrë të shpejtë duke u munduar ta popullojë këtë pjesë, bilem është në gjendije t’iu ofroj edhe paga të majme pa punuar fare atyre që pranojnë të “kthehen”, vetëm e vetëm që fuqinë për destabilizimin e situatës kurdoqoftë në Kosovë, ta ketë në dorë Beogradi. Tendencat e tyre janë që sa më shumë të jetë e mundur të (mbi)popullohet kjo pjesë, e nuk duhet të quditemi që ky numër mund të arrij edhe shifrën gjysmë milionëshe, për arsye se në të ardhmen e afërt përmes Asosiacionit, me kaq numër relativisht të madhë te popullsisë të kërkohet autonomia e tyre, kartë që e kanë përdorur edhe tek rasti i Bosnjës. Tek ne flitet për sovranitet të vendit, por ai egziston vetëm si i shkruar në Kushtetutë, po aq sa shkruan se të gjitha komunitetet janë të barabarta, dhe po aq sa shkruan se vendi ynë është shtet demokratik e ligjor. Favorizimi i komunitetit pakicë serb, karshi komuniteteve të tjera pakicë, por bilem edhe karshi pjesës shumicë shqiptare në disa raste, nuk është parë askund përveq se tek rasti i Aparteidit në Afrikë të Jugut, ku pakica e bardhë e huaj udhëhiqnin dhe dirigjonin shumicën vendase me ngjyrë të zezë.

Edhe më shumë e rëndon situatën, fakti që këto shtëpi planifikohen të ndërtohen përmbi gërmadhat e shtëpive të djegura të shqiptarëve nga forcat serbe. Prishtina zyrtare defakto e ka humbur “luftën” në paqe, meqë në diaolg me Serbinë ka pranuar që Beogradi të ketë qasje në një pjesë të vendit përmes qfarëdo mundësie, qoftë për qëllime investuese apo për integrimin e komunitetit serb, që gjithmonë kanë pasur prapavijë politike dashakeqe. Ndikimi i një shteti të huaj, e sidomos të një shteti armik në të kaluarën, i cili edhe sot ka ngritur synime territoriale në vend është i papranueshëm, jo legjitim dhe antikushtetues. Insitucionet e Kosovës medomos po mundohen që të kontribuojnë në rikthimin e serbëve, thuajse shteti ynë nuk do të mundet të ec përpara pa ta. Standardet e dyfishta janë aplikuar deri më tani vetëm në favor të komunitetit serb, ani pse të tillët i’u kanë borgj qindra miliona euro koorporatave shtetërore të Republikës së Kosovës. Kosova asnjëherë nuk e ka ngritur shqetësimin për shqiptarët e Luginës, të cilët nuk kanë as Universitet e as Maternitet, e bilem nuk i’u lejohen as librat në gjuhën shqipe të dërguara nga Republika e Kosovës. Kosova duke harruar të kaluarën e hidhur, të cilën kanë filluar mos ta përmendin, së paku për poena politike karshi bashkësisë nderkombëtare, kartën e viktimës shpeshherë e ka spostuar pa qëllim tek serbët. Këto veprime të Beogradit dhe moszbatimi i disa marrëveshjeve të Brukselit, pa e qar kokën fare, janë shenja të matjes së durimit të popullit shqiptarë në Kosovë, por edhe të fillimit të një lufte të ftohtë mes dy shteteve, e inicuar kjo nga Serbia, meqë Kosova nuk ka as kapacitete por as qëllime për një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button