Si ta parandalojme ne kohe Sindromin  e  “SYRIT TË THATË˝

Sindroma e syrit të thatë është një gjendje e cila manifestohet me pakësimin e sasisë së lotëve ose Loti prodhohet në gjendrat e lotit, derdhet në sipërfaqen e kokërdhokut të syrit dhe me lëvizjen e rregullt të kapakëve të syrit, shpërndahet në të gjitha anët duke mbajtur kështu syrin gjithnjë të njomë.

“Sindroma e syrit të thatë” mund të vijë si pasojë e:

  • Pakësimit të prodhimit të lotit
  • Largimi (avullimi) i shtuar nga sipërfaqja e tij. Mekanizmi i dytë evidentohet më tepër në prani të patologjive të kapakëve të syrit, mbajtja e lenteve të kontaktit ose ndryshime të sipërfaqes së kornesë.

Sindroma e syrit të thatë mund të shkaktohet në çdo moshë, po më tepër ajo shfaqet tek personat në moshën 18-28 vjeҫ, periudhë në të cilën leximi i zgjatur i librave dhe puna me orë të zgjatura përpara kompjuterit është më intensive. Gjithashtu, vihet re tek femrat pas të 60-ave për shkak të ndryshimeve hormonale në menopauzë.

Ndikimi i preparateve në “Sindromën e syrit të thatë”

Shumë preparate me veprim lokal dhe të përgjithshëm mund të provokojnë “sindromën e syrit të thatë” si pasojë kryesisht e konservantëve me veprim toksik në epitelin e kornesë.

Kontraceptivët, preparatet antidepresantë, preparatet me përmbajtje estrogjene, çrregullimet hormonale, sëmundjet e gjendrës tiroide, infeksionet virale, mungesa e vitaminës A, reumatizmi, diabeti, përdorimi i mariuanës apo morfinës, sëmundjet kronike etj, sjellin po ashtu tharjen e syrit.

Më të prekur nga kjo sëmundje janë të moshuarit dhe femrat. Sikurse mosha, po ashtu dhe faktorët klimatikë, kondicionerët e ajrit, kimikatet dhe tymi i duhanit ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së lëngut të syrit ose në ndryshimin e përbërjes së tij.

Tashmë ekziston dhe Office Eye Syndrome, nga e cila të rrezikuar janë ata që kalojnë orë të tëra para monitorit dhe si pasojë e koncentrimit dhe shikimit të pandërprerë në monitor, lëvizja e kapakëve të syrit bëhet më e rrallë, duke tharë kështu sipërfaqen e syrit.

Simptomat

Simptomat tipike janë djegia dhe kruarja e syve, dhembja dhe ndjesia e pluhurit në sy, si dhe ndjeshmëria e rritur ndaj dritës. Nëse nuk mjekohet në kohë, atëherë mund të çojë deri te çrregullimet afatgjatë të korneas. Edhe lotimi i shtuar është shpesh ankesë e shpeshtë sepse duke ndryshuar cilësia e lotit, ai humbet funksionin lubrifikues dhe mbrojtës. Kështu syri irritohet (ngacmohet) me shpejt dhe prodhon më shumë lot se në normë, por cilësia e këtij loti nuk është optimale.

Bëni kujdes nëse përdorni lente kontakti sepse ato thahen shpesh dhe sjellin diskonfort deri në dëmtimin e syrit. Përdorini më shpesh në të tilla raste, pika lubrifikante mbi lentet e kontaktit.

Diagnostikimi

Për diagnostikimin e Sindromës së syrit të thatë përveç ankesave të pacientit ndihmojnë dhe matja e prodhimit të lotit nëpërmjet testit Schirmer apo disa shenja të thjeshta që vihen re nga mjeku në biomikroskop si; sasia e vogël e meniskut të lotit mbi kapakun e poshtëm të syrit, thyerja e shpejtë e shtresës së lotit mbi korne, e cila evidentohet me anë të ngjyrosjes së saj me fluoresheinë dhe ndriҫimin me dritë kobalt blu, në më pak se 10 sekonda vendos diagnozën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button