Qeveria e miratoi propozim – rebalancin e buxhetit

Qeveria e Maqedonisë në seancën e mbrëmshme e ka miratuar propozim – rebalancin e buxhetit për vitin 2016 i cili menjëherë është dorëzuar te Kuvendi, njofton Portalb.

Ministri i Financave, Kirill Minoski, mbrëmë në një konferencë për shtyp pa shpjeguar se rebalanci është si rezultat i projektimit për rritje të Bruto Prodhimit Vendor (BPV) prej 4% në 2.3%.

Me rebalancin, të ardhurat zvogëlohen për 2% ose për 3 miliardë denarë, ndërkaq shpenzimet për 804 milionë denarë në lidhje me të projektuarën.

Minoski ka theksuar se me rebalancin nuk rrezikohet pagimi i rrogave, pensioneve dhe transferimet sociale, ndërkaq shpenzimet kapitale zvogëlohen, por megjithatë ngelin në nivel të lartë.

Me rebalancin rritet deficiti dhe ai nga e projektuara fillestare prej 3.2% të BPV, tani është projektuar në 3.6%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button