Shansi i fundit për kapjen e trenit në Tabanovcë

Zoran Zaev, kolumnë – “ Vapori i Makiavelit nga lagjja ynë, Utrinski Vesnik
Asgjë nuk mundet ta rrënojë idealin tim i cili është plotësisht i kundërt nga ideali i Makiavelit të shëmtuar nga lagjja ynë – ta mbaj fytyrën njerëzore të politikanit.

Erol Rizaov, kolumnë – “ Një mijë vite nga verbërimi”, Utrinski Vesnik
2014 duhet të jetë viti i kthimit të proceseve demokratike dhe i lirisë të së shprehurit. Kjo është shansa e fundit ta kapim trenin që veç më hyn në Tabanovcë drejt Serbisë. Jugu dhe Lindja moti na u bënë Perëndim. Fjala e urtë e rikomponuar – qafsh vendin që e për Perëndim e ka Shqipërinë – e humb kuptimin dhe pranon dimenzion grotesk revers.

Gordana Duvnjak, koment – “ Dhe u bë 2014…”, Utrinski Vesnik
Kryeministri Gruevski në intervistën e gjatë premtoi fusha e male. Pretendon se kemi përparim ekonomik, se zvogëlohet papunësia dhe me optimizëm paralajmëron investime të reja nga të huajt. Populli i thjeshtë nuk ka ndonjë dobi të madhe nga veprat dhe fushatat e mëdha të qeverisë.

Ljupço Popovski, kolumnë – “ Tregimi i vitit”, Dnevnik
Lutjet publike dhe letrat e Gruevskit për takim me njeriun e fortë nga Athina e zhveshën politikën e Maqedonisë deri në amatorizëm te vërtetë.

Pande Kolemishevski, kolumnë – “ Çdo gjë e ka kohën e duhur”, Dnevnik
Kohë të ndryshme, njerëz të ndryshëm, fe dhe adete. Çdo gjë e ka kohën e duhur, çdo njeri çdo jetë dhe çdo punë. Koha  e lindjes dhe e vdekjes, koha kur mbjell dhe e shkul te mbjellën, koha kur rrënohet dhe ndërtohet, koha kur qahet dhe qeshet…

Aleksandar Manasiev, koment – “ Ndihma e shpejtë për ndihmën e shpejtë”, Dnevnik
Një prej lajmeve të rralla nga kronika e zezë në mëngjesin e parë të vitit 2014 ishte mu incidenti me ekipin e sulmuar të ndihmës së shpejtë.

Xhejson Miko, kolumnë – “Nëse nuk mundemi ti kontrollojmë ndjenjat, mundemi sjelljen”, Dnevnik
Për disa njerëz, kuptimi i jetës është punë e mirë, para, fuqi dhe reputacion. Për të tjerë, kjo është bashkëshorti, familja dhe miqësia. Për të tretët, është kombinimi nga të dyja.

Lajme të ngjashme

Back to top button