Dy zv.kryeministra të rinj do ta zëvendësojnë Stavreskin!

Dy zv.kryeministra në vend të ish zv.kryeministrit Zoran Stavreski.

ALSAT M mëson nga burimet se Qeveria miratoi në mbrëmje këtë formulë të re përbërjeje në radhët e saj. Zv.kryeministrat e rinj, sipas burimeve, janë Nikolla Todorov dhe Nikolla Popovski.

Të dy këta emra njihen si shtylla jo vetëm në radhët e qeverisë; njëri ministër i Shëndetësisë dhe tjetri i Punëve të Jashtme, por edhe në radhët e partisë VMRO DPMNE.

Todorov është një nga njerëzit më të besuar të kryetarit të VMRO-së dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski, si dhe pjesë përbërëse gjatë gjithë kohës në takimet e grupeve të punës mes 4 partive, në bisedimet për zgjidhjen e krizës.

Kjo formulë e re ngre shumë pikëpyetje, nëse bëhet fjalë për Þllimin e një formatimi të ri të mundshëm të qeverisë, apo thjesht për forcim të mëtejshëm të figurave të Todorovit dhe Popovskit, duke ditur se në qeveri vota e tyre mbetet ajo që është.

Megjithatë, ministri iri i Financave Kiril Minovski, kuptohet se nuk pati të njëjtën peshë si Stavreski për të mbajtur pozitën e tij të deridjeshme si zv/kryeministër. Dy emrat morën pëlqim nga Qeveria, në seancën e të cilës sot në mbrëmje sapo u miratua edhe rebalanci i buxhetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button