Dalja e Britanisë nga BE-ja, a do të ketë pasoja për Maqedoninë?

Çfarë efekti mund të ketë në Maqedoni dhe Ballkan në përgjithësi, vendimi i Britanisë së Madhe? Cilat janë rreziqet?
A do të rritet euro-skepticizmi dhe me këtë edhe dekurajimi i vendeve kandidate të Unionit Europian? Janë këto çështje që tangojnë opinionin ndërkombëtar, por edhe atë vendor.

Lura Pollozhani Asistente në Qendrën për Studime të Europës Juglindore pranë Universitetit të Graz-it në Austri në deklaratën e saj për Portalb vlerëson se “Brexit” i ka dy rreziqe.

“E para, është humbja e Anglisë si aleate apo mbështetëse brenda në BE. Më parë, ishte Anglia ajo që inkurajonte zgjerimin e BE në Ballkan, kurse tani “Leave” fushata me një retorikë anti imigrante, anti zgjerim, anti- EU. Kjo është shqetësuese në një klimë ku ka lodhje të zgjerimit dhe skepticizmit brenda shteteve të BE-së. Rreziku i dytë është që deri diku legjitimon zërat skeptik në Ballkan. Pse t’i bashkohemi një unioni që po shpërbëhet nga brenda? Kjo është e rrezikshme sepse fatkeqësisht reformat demokratike janë ngusht të lidhura me BE-në dhe një pasiguri në BE reflekton keq jashtë saj. Mbështetja për BE -në në Maqedoni është e lartë sipas sondazhit të IRI-t, shpresoj që në sondazhin e ardhshëm të vazhdojë mbështetja, por mundësia për rritje e skepticizmit është e lartë dhe e rrezikshme”, tha Pollozhani.

Sipas Drilon Isenit, njohës i çështjeve europiane, efektet e “Brexit” në nivel të BE nuk mundet t’i parasheh askush në tërësi. Ai porositë të mos i harrojmë mirëpo nuk duhet të harrojmë se BE në shumë raste historike kanë gjetur zgjidhje kreative të krizave të ndryshme.

“Në aspekt formal juridik çështja e largimit të Britanisë së Madhe nga BE është e definuar me Traktatin e Unionit Evropian dhe Traktatin për funksionim të Unionit Evropian ku parashihet mundësia, mënyra dhe afatet e largimit. Efektet, gjykoj të jenë ekonomike dhe më shumë politike pasiqë do të ketë ri-pozicionim të aktorëve kryesorë të BE, ku Gjermania do të përforcojë edhe më shumë pozitën dominuese të sajën, ndërsa nga ana tjetër do të humbë një partner shumë të fuqishëm në tryezën e diskutimeve në BE. Normalisht, shumë EU-skeptik do të shfrytëzojnë rastin për të mobilizuar qytetarët në thirrjet anti-BE mirëpo efekti sdo jetë brengosës”, sqaroi për Portalb, Iseni.

Efekti në vendet kandidate, shton më tutje Iseni, për anëtarësim në BE duhet të jetë minor, respektivisht do jetë në favor të pushteteve që trumbetojnë populizëm dhe kontestojnë vlerat demokratike të BE, apo edhe disa qarqeve jo-qeveritare që kritikojnë diplomacinë e BE për ndikim në punët e brendshme.

LEXO: Jankulloska ironizon ambasadorin e Britanisë së Madhe, Çarlls Garet

“Vlerësoj se efekti do jetë i zbehtë për faktin se ska paralele që mund të tërhiqët mes konstelacioneve politike në Britani të Madhe si vend që edhe pas largimit do të mishërojë vlerat demokratike dhe vendeve kandidate, aq më pak kur këto të fundit nuk kanë alternativë më të mirë. Eventualisht ky moment mund të paraqitet vetëm si një alibi eventual për vendet kandidate, me demokraci të brishtë siç është Maqedonia, në prolongimin e reformave për ndërtimin e shteteve demokratike”, përfundoi Iseni.

Shumica e britanikëve në referendumin u prononcuan për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, njoftoi paradite Komisioni Zgjedhor britanik. Siç njofton BBC, sipas rezultateve nga votat e numëruara nga të gjitha qarqet zgjedhore, 17.410.742 votues ose 51,9 për qind u deklaruan për dalje të Britanisë së Madhe nga BE-ja, ndërsa 16.151.241 apo 48,1 për qind votuan për qëndrimin e vendit në Union. Jehona në referendum ka qenë 71,8 për qind, që paraqet jehonën më të madhe të ndonjë votimi në Britaninë e Madhe nga zgjedhjet parlamentare në vitin 1992. /Portalb

LEXO: Ndërlidhja e Maqedonisë me largimin e Britanisë nga BE-ja, komenton Besimi

LEXO: Bogov: Brexit nuk do të shkaktojë tronditje në Maqedoni, denari është stabil!

LEXO: Poposki: vendimi i Britanisë së Madhe do të thotë humbje e një mbështetësi

LEXO: Maqedonia të ardhmen e sheh në BE

LEXO: Breksit mund të ndjehet edhe në tregtinë maqedonase

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button