Ndryshime të reja në Instagram

Instagrami ka prezantuar kanalin e ri “Picked For You” në rubrikën “Explore”, e cila do të jetë vetëm për video.

Kjo veçori së pari është prezantuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk dihet nëse do të përditësohet edhe në vendet tjera në botë.

Kanali i ri në Instagram do t’ua mundësojë përdoruesve që të shikojnë vetëm video të cilat u interesojnë atyre.

Pas Facebookut, Instagrami ka vendosur që të ketë vëmendje të veçantë për video. Insta ka shtuar opsionin “Videos You Might Like”, në të cilën do të shfaqen videot më të shikuara.

Përveç videove, Instagrami ka vendosur që të përkthejë komentet dhe postimet e përdoruesve. Kjo veçori pritet të lansohet gjatë muajit korrik, transmeton Koha.net.

Instagrami së fundmi ka njoftuar se numëron më shumë se 500 milionë përdorues aktivë, 100 milionë më shumë sesa në muajin shtator të vitit të kaluar. Çdo ditë më shumë se 300 milionë njerëz e përdorin aplikacionin e fotografive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button